Salmon me asparag

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

Përbërësit:

Role salmoni i mbushur me asparag të bardhë dhe stika, salcë panxhari dhe paprika. Kontorno: kungull i mbushur me pure lulelakre.

Përgatitja Marrim një fileto salmoni me spresor 0.5cm, mbushim fileton e salmonit me asparag të bardhë, stika pishe, 1 lugë çaji mustardë Dijon, pak kripë pak piper. E mbështjellim role dhe e lidhim me bar qepe. Në një tigan hedhim 2 kupa lëng pule dhe e vëmë të ziejë për 3min të mbuluar me kapak. Hapim kapakun, e kthejmë nga ana tjetër dhe e lëmë të ziejë dhe 3 min të tjera.

Një boçe lulelakër e ziejmë në avull për 5 min. Më pas e shtypim derisa të thërrmohet. Hedhim 2 lugë gjelle qumësht, grijmë 10gr mocarela, 1 lugë çaji salcë soje dhe 1 lugë gjelle fara susami, pak kripë pak piper. I trazojmë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Kungullit i heqim pjesën e brendshme. E mbushim me purenë e lulelakrës. E fusim ne furrë në temp 200 gradë për 8-10min.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.