Çfarë ndodhte në lashtësi?

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

Në periudhat e qytetërimeve të lashtë, grek dhe atij romak, të gjithë poetët e mëdhenj i thurnin lavde të panumërta ushqimeve që sipas tyre kishin aftësi për të lartësuar vetitë e dashurisë. Me këtë qëllim, grekët këshillonin qepët, tartufin, mjaltin, vezën, peshqit dhe prodhimet e tjera të detit; këto të fundit sepse vinin nga deti, vendi i lindjes së Afërditës. Këtyre ushqimeve, romakët u shtonin edhe organet gjenitale të disa kafshëve, si gomarit, ujkut, drerit. Kafshët të egra në përgjithësi vlenin për këtë aspekt. Në Mesjetë kishin shumë besim te truri i pëllumbit të egër. Për lindorët maksimumi qëndronte te brirët e rinocerontit, bishti i peshkaqenit, testikuj e tigrit.

1

Çokollata

Krijon ndjesinë e lumturisë prandaj dhe ngrënia e saj në momente të lumtura shtohet në masë. Çokollata vepron si katalizator, duke lehtësuar prodhimin e endorfinës, një substancë që truri e prodhon në mënyrë natyrale dhe që ka veprim të ngjashëm me morfinën, nxit ndjenjat dhe euforinë. Veç kësaj, te çokollata është e pranishme një sasi feniletilamine, substancë, kjo e njëjtë me atë që prodhon truri kur biem në dashuri, e pranishme edhe te djathi. Sheqernat e thjeshta shtojnë nivelin e serotoninës në gjak, e cila ngre tonin e humorit duke e përmirësuar. Dhe për më shumë, çokollata përmban magnez, i rëndësishëm ky për procese të ndryshme metabolike, që gjithashtu i lejon organizmit të përshtatet në situata stresante.

2

Peshqit dhe kafshë të tjera deti

Peshku përfaqëson, bashkë me karkalecat, një nga burimet më të rëndësishme të fosforit dhe proteinave për të cilat organizmi ynë ka nevojë. Disa prej guaskave janë shumë të famshme për vetitë afrodiziake falë kripërave minerale që përmbajnë, veçanërisht glikogjen si elementi themelor për kontraktimin muskulor. Duke u ushqyer me këto ushqime, truri ynë nxitet nga marrja e një sasie të madhe fosfori, por në të njëjtën kohë edhe dëshira. Produktet e detit janë të pasura me potas, hekur, kalcium, fosfor dhe vitaminë A. Këtyre ushqimeve ia njohim mirë efektet pozitive mbi shëndetin tonë.

3

Erëzat

Të gjitha erëzat si xhenxhefili, shafrani, keri, speci djegës, kanella, arra moskat, koriandra, rigoni, mustarda etj., veçse prodhojnë kënaqësi për qiellzën, përmbajnë principe ushqyese dhe vitamina minerale që ndihmojnë tretjen, metabolizmin dhe qarkullimin e gjakut. Në veçanti, speci i kuq djegës ka veti kundër kolesterolit të njohur nga të gjithë.

Shafrani ka përqindje të lartë karotenoidesh, që janë antioksidues natyrorë të jashtëzakonshëm, vitaminave B1 dhe B2, që ndihmojnë metabolizmin e yndyrnave dhe realizojnë një tretje të shkëlqyer.

Xhenxhefili është një stimulant i fuqishëm dhe tonik i mirë kundër lodhjes dhe pafuqisë. Në mjekësinë aziatike konsiderohet si erëza “e ngrohtë” që nxit qarkullimin, relakson enët periferike të gjakut, ndihmon tretjen dhe ka efekt antiseptik (kundër mikrobeve). Erëzat kanë këtë emër të përbashkët, sepse të gjitha nxisin nuhatjen.

Një gjallërues shumë i mirë i përdorur qysh

xhinsengu

në lashtësi është

Edhe vera thuhet se është një nxitës i mirë, pasi ka veti relaksuese dhe çliruese. Por kujdes, e bardhë apo e kuqe qoftë, po e tepruat mund t’ju shkaktojë gjumë dhe pastaj…,

lamtumirë natë pasioni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.