Burdheto / Peshk me portokall / Spageti me sepje/ Tiramisu RECETAT E ÇIFTIT

SHIJE - - FAQE 1 -

Përbërësit

Levrek i egër (por e njëjta tavë mund të bëhet edhe me krap liqeni) Karota Selino Hudhra të njoma Qepë të njoma Qepë e kuqe

Domate të thata Harengë Spec djegës Vaj ulliri Kripë sipas dëshirës Erëzat e shtuara nga Keli

Kaperi Gjethe dafine Arrë moskat Finok Anice yll Është një recetë tipike çame, por Enkel Demi, kësaj gatese që e ka mësuar në familje i ka bërë modifikimet e veta duke i shtuar disa lloje erëzash të cilat receta origjinale nuk i ka.

Përgatitja I grijmë trashë perimet dhe i kavërdisim në vaj ulliri. Shtojmë specin djegës dhe pastaj erëzat e tjera (arrën moskat, finokun dhe anicen yll). I lëmë edhe pak në zjarr duke i përzier. Shtojmë gjethet e dafinës dhe kripën. Në një tavë qeramike të trashë vëmë peshkun që e kemi prerë me feta dhe shtrojmë perimet e gatuara. E fusim tavën në furrë derisa të piqet peshku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.