Kremi i pastiçerisë / Kubike perimesh të bëra vetë

E domosdoshme për muajin shkurt

SHIJE - - FAQE 1 -

Kremi i pastiçerisë është kremi më i njohur që përdoret për përgatitjen e tortave. Nëse dëshironi të bëni një tortë për Shën Valentin, mund të ndiqni këshillat tona. Porse nuk është e thënë që ky krem të jetë detyrimisht bazë për tortë. Gjithashtu kjo është një lloj ëmbëlsire që hahet me lugë. Është një krem shumë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe mund të realizohet në variante të ndryshme: kremi diplomatik, të cilit i shtohet pana pastiçerie, të cilin mund ta gjeni të gatshëm në supermarket; krem limoni, të cilit i shtohet lëkura e grirë e një limoni ose krem vanilje, gjithashtu mund t’i shtohet kakao pluhuri gjatë gatimit ose çokollatë e shkrirë.

Përbërësit për 4 veta:

4 të verdha vezësh, 40 g miell, 100 g sheqer, 400 ml qumësht, 1 zarf vanilje

Përgatitja:

Vini në zierje qumështin bashkë me vaniljen. Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin. Shtojini miellin duke vijuar rrahjen. Më në fund, teksa qumështi ka vluar, shtojani atë përzierjes duke ia hedhur pak e nga pak dhe duke e përzier vazhdimisht. Hidheni përzierjen në një tenxhere tjetër dhe vëreni të ziejë duke e përzier gjatë gjithë kohës që të mos ngjisë dhe mos të krijojë kokrra derisa të dendësohet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet duke e vijuar përzierjen. Nëse doni ta përdorni edhe për tortën, shtrojeni masën midis fetave të pandispanjës duke e shoqëruar sipas dëshirës me arra të thërrmuara. Por, kremin mund ta hidhni nëpër tasa të vegjël qelqi dhe ta shërbeni duke e zbukuruar sipas dëshirës me fruta të thata të shtypura ose pak reçel dhe ta shoqëroni me biskota.

6

2

4

3

5

1

7

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.