Fatma Haxhialiu

SHIJE - - FAQE 1 - Fotot Aglen HAJRO

132

M Mamanë e ka shefe kuzhine ndaj restorantet nuk i ngjallin ndonjë kërshëri të madhe! Ato pjatat e shijshme e plot ngjyra që të shërbehen në restorant, asaj nuk i mungojnë as në shtëpi nga duart e arta të së ëmës. Megjithatë kjo nuk e pengon që rrallë, Fatma Haxhialiu të marrë të motrën Jonën, e të ulet në një

prej restoranteve të shumta që ofron Tirana, metropoli shqiptar i gastronomisë. Në një prej ditëve të Janarit e gjejmë në “Tapas”, një

restorant me kuzhinë spanjolle. Fatma Haxhialiu i pranon paparacët

e “Shije”-s dhe ne e kemi fare të lehtë fotografimin e pjatave që ajo ka porositur e shkëmbejmë dy-tri fjalë. Gazetarja tashmë e njohur në disa drejtime njëherazi, duke filluar që nga “Thumb” e deri tek bashkëprezantimi i “Magazine” në “Top Show”, na tregon se preferon të eksplorojë në kuzhinë, sidomos me shijet e veçanta. E ky restorant është një zgjedhje pikërisht në funksion të kësaj. E teksa pret pjatat t’i vinë para e ajo të nisë degustimin,

një sekret të vogël na e zbulon… Nuk bëhet fjalë për kuzhinën, por për punën e saj që ajo e bën me aq pasion: “Thumb” ka bërë pak pushim, por ju premtoj që do të vijë në një mënyrë krejt surprizuese. Së

shpejti!”. E për të gjithë ju që keni kureshtje se çfarë porositi Fatma në

restorant, ja ku i keni pjatat e saj, bashkë me notën që nutricionistja Rolina u jep personazheve të kësaj

rubrike…

“THUMBA”

Sallatë speciale Tapas Një sallatë e ndërthurur me perime, fruta, karkaleca dhe misër është një pjatë e plotë. Një sallatë edhe me fruta përveç perimeve ndihmon në një ngopje të shpejtë. Kjo, pasi fruktoza përthithet shpejt duke ndikuar në rritjen e glukozës në gjak që është mekanizëm ngopjeje. Gjithashtu, edhe fibrat e frutave kryejnë të njëjtin rol me atë të perimeve. Karkalecat ofrojnë një burim shumë të mirë proteinash edhe mineralesh, si: zink, selen, magnez, hekur etj.

Degustacion miks Tapas Pjata e dytë ka një kombinim të mishit të kuq dhe të prodhimeve të detit. Është një pjatë e pasur në mikro nutrientë si hekuri që ndodhet te mishi i kuq, por edhe te prodhimet e detit. Mungesa e hekurit është mjaft e shpeshtë tek femrat ndaj dhe rekomandohet të konsumojnë 2-3 herë në javë mish të kuq por në sasi të kontrolluar. Duhet të kemi kujdes te sasia që do të konsumojmë pasi mishi i kuq ka një sasi më të lartë në yndyrë shtazore. Kujdes më të madh duhet të kenë personat që vuajnë nga hiperlipidemi (yndyra të larta në gjak), pasi mishi i kuq por edhe prodhimet e detit përmbajnë mjaft kolesterol.

Ëmbëlsirë (Copëz Parajse) Masa është këshilla kryesore që duhet të komentojmë, pasi ëmbëlsirat që përmbajnë bulmet si qumësht, pana pastiçerie, maskarpone por edhe vezë, kanë mjaft yndyrë shtazore por edhe kolesterol. Ndaj nëse pjata kryesore ishte pak e rënduar në yndyrë duhet të tregojmë kujdes!

Ujë pa gaz Pas një vakti kaq të ngarkuar në yndyrë është zgjedhja më e mirë, pasi nuk shtojmë kaloritë edhe më shumë nga pijet alkoolike ose nga pijet freskuese që përmbajnë mjaft sheqer. Kaloritë e marra nga sheqeri (pijet me gaz), por edhe nga alkooli depozitohen më lehtësisht në masë dhjamore nëse e kemi tepruar në sasi.

Komenti i dietologes Rolina Naço Doetologe / nutricioniste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.