Anticelulit

SHIJE - - MIRËQENIE -

Vaj kokosi

Vaji i kokosit mund të përdoret për masazhim si për t’i parandaluar dhe për t’i kuruar smaliaturat. Vetitë e tij zbutëse e bëjnë lëkurën shumë elastike. Në verë, ky vaj gjendjet në gjendje të lëngshme kurse në dimër është kremoz. Mjaft që të lihet vazoja e kremit për pak minuta në një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe ajo shndërrohet sërish në lëng.

Lëng limoni

Lëngu i limonit mund të vendoset mbi smaliatura dhe gërvishtjet ashtu siç është, i saposhtrydhur, ose të kombinohet me xhel aloe vera. Përmbajtja e tij me vitaminë C e ndihmon lëkurën të prodhojë kolagjen që për pasojë përmirëson pamjen edhe në rastin kur smaliaturat janë shfaqur.

Vaj bajamesh të ëmbla

Vaji i bajameve të ëmbla është plot me vitaminë E dhe e ndihmon lëkurën të mbetet e re. Është një vaj shumë i ndjeshëm ndaj dritës dhe nxehtësisë. Për këtë arsye duhet ta blini në konfeksione të vogla dhe ta ruani në vende të freskëta dhe të errëta. Masazhoni përditë smaliaturat me vaj bajamesh. Vlen edhe për masazhe relaksuese dhe për të parandaluar çarjet e lëkurës gjatë shtatzanisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.