MasterChef Albania

Rruga e gjatë e një gjigandi

SHIJE - - FAQE 1 - Nga Ingrid Xhaja, Fotografia Blerta Hoçia, Aglen Hajro

Për

realizimin e një episodi Masterchef duhen 30 deri 40 orë xhirime. Ky është indikatori më i vlefshëm që mund t’ju tregoj për të kuptuar në të vërtetë se sa shumë punë, sa shumë energji dhe resurse ka pas një produksioni gjigand si Masterchef. “Bërja bashkë e këtij emisioni është një nga projektet më të rëndësishme që kam marrë përsipër ndonjëherë, e të mendosh që kjo nuk është hera e parë që punoj me formate të gatshme” - na tregon Rezart Aga, regjisori i të parit Masterchef Albania. Gatimi tashmë po merr një dimension tjetër, sepse nuk është më vetëm përmbushje e një nevoje por është kthyer në një lojë gjetjesh dhe kombinimesh. Përzierje kuzhinash, dhe përbërësish nga e gjithë bota, shenjë e pashmangshme e globalizmit, janë tashmë tërheqja televizive e momentit. Kjo tendencë që së fundi me Masterchef prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë sjell një frymë të re në kuzhinën e të gjithëve. Na bën më të ndjeshëm ndaj përbërësve, na mëson teknika, na frymëzon për të rikrijuar edhe atë që është pjesë e së përditshmes. Nëse më përpara kemi ndjekur ‘punët e të tjerëve’ në reality show-t, sot është koha që të shohim brenda shtëpisë dhe jetës tonë, ta bëjmë atë më të mirë, më të shëndetshme dhe më të shijshme. Është e pamohueshme që gatimi është një tendencë globale që po zëvendëson apo zbeh emisionet me thashetheme, reality-t dhe talk show-t që zinin pjesën më të madhe të minutazhit televiziv të çdo stacioni. Në kërkimin për një emision për gatimin me formate të blera mes zgjedhjesh të shumta, u mendua që Masterchef do të ishte më i prekshëm, duke e krahasuar me formate më profesionale që parashikojnë konkurrime mes chef-ash. “E bukura e të tilla produksioneve qëndron tek fakti që konkurrentët krijojnë personazhe, tërheqin publikun me ato që krijojnë dhe emocioni, gara, konkurrimi të gjitha transmetohen shumë natyrshëm tek publiku dhe e bëjnë formatin interesant.- thotë Rezarti Në Top Channel duket sikur gjetja dhe ‘bërja’ e VIP-ave është më interesante dhe e bukur sesa e kundërta. Megjithëse në Shqipëri ende nuk ka tregues të saktë shikueshmërie, reagimet në mediat sociale apo edhe reagimet e njerëzve sa herë stafi del për të bërë xhirime në rrugë, tregon që emisioni ka fituar një popullaritet të menjëhershëm.

Nëse më përpara kemi ndjekur ‘punët e të tjerëve’ në reality

show-t, sot është koha që të shohim brenda shtëpisë dhe jetës tonë, ta bëjmë atë më të mirë, më të shëndetshme dhe më të shijshme.

Si u përzgjodhën elementet e Masterchef? Emisioni në vetvete është shumë specifik dhe ka shumë detaje për të kuruar dhe ne përpara se të fillonim ishim të mbushur me frikë dhe kureshtje se si do të pritej dhe nëse konkurrentët do të ishin të gatshëm të përfshiheshin dhe përshtateshin me diçka të re siç ishte Masterchef Albania. Në audicionin e parë kuptuam që kokurrentët e njihnin dhe ishin shumë familjarë me emisionin dhe më pas gjithçka rrodhi natyrshëm. Përzgjedhja e chefave, pastaj, ishte disi më e komplikuar dhe e gjatë sepse donim që të përzgjedhurit të ishin sa të pankontestueshëm nga ana profesionale aq edhe të specializuar në profilin e tyre. Formati parashikonte edhe një variant me prezantuese por nuk deshëm të shtoheshin hallka dhe ta bënim më të komplikuar strukturën. Mendoj që në këtë pikë është bërë zgjedhja e duhur sepse secili nga chef-at ka stilin e karakteristikat e tij dhe së bashku krijojnë një unitet shumë të mirë. Sigurisht që rrugëtimi edhe për chef-at ka qënë i vështirë sepse gjendeshin tashmë në një mjedis krejtësisht të ri.

A ka përshtatje formati për Shqipërinë? Sigurisht që ka përshtatje. Formati në vetvete përcakton disa elementë të cilët duhet të zbatohen me përpikëri, pas kësaj gjithçka përshtatet me vendin, me kulturën, me produktet etj. Provat për shembull përcaktohen tërësisht nga ne sepse nuk do të kishte kuptim që të përdoreshin shabllone që mund të mos i shkojnë për shtat shoqërisë tonë, duke filluar që nga produktet dhe deri tek llojet e gatimeve për shembull.

Si qëndron raporti tradicionale VS moderne? Në fakt çështja e traditës dhe gatimeve shqiptare është ndjerë më shumë në fillimet e emisionit, kur konkurrentët me iniciativën e tyre sollën pjata me preajrdhje të ndryshme me idenë për të sjellë risi. Më pas gjatë emisionit kjo çështje mori trajtë tjetër sepse formati nuk jep një receta të caktuara në asnjë krah. Formati luan me përbërësit që gjenden më së shumti në shtëpitë tona dhe me teknikat apo njohuri që publiku mund të vendosë në zbatim. Emisioni tregon se si me pak dëshirë, përkushtim dhe pasion mund të krijosh gjëra të reja, pa dhënë formula të gatshme. Traditën varet edhe si e interpreton, sepse nuk ka pse një pjatë e traditës të mos jetë e servirur ndryshe.

Cfarë ka ndryshuar personalisht tek ty gjatë Masterchef? Kam mësuar shumë dhe më është kultivuar shumë më tepër shija. Unë e kam patur shumë qejf gatimin edhe më parë, dhe tani e dua edhe më tepër. Edhe pse kjo nuk ishte arsyeja përse gjendem këtu, tani jam shumë i kënaqur. Emisioni nuk jep receta të sakta. Masterchef tregon se si me pak dëshirë, përkushtim dhe pasion mund të krijosh gjëra të reja, pa dhënë formula të gatshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.