Këshilla -

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

Si të organizoni një festë Halloween në shtëpi

Po! Por edhe e vampirëve, fantazmave, djajve....Halloween është festa e fantazisë, nata kur kreativiteti merr krahë për të “shpikur” mënyra dhe maskime nga më të çuditshmet. Por kujdes! Një shndërrim i plotë nuk mund të realizohet pa make up-in e duhur. Si të realizoni një maskim të besueshëm dhe një mashtrim për t’u pasur zili? Një kapele shtrigash në dyqan, një fustan i zi i gjatë, truku i duhur dhe puna quhet e kryer. Doni të organizoni një festë në shtëpi apo një darkë me këtë temë? Zgjidhni aksesorët e duhur ose personazhet e frikshëm që adhuroni më shumë. Guida e mëposhtme mund t’ju japë një ide...

Festa e njerëzve të çmendur Halloween është nata më e pazakontë e vitit dhe nuk do të jetë çudi të takoni në rrugë njerëzit me moralin më të diskutueshëm në botë ose me shëndet mendor krejt të paqëndrueshëm. Mund të jenë këta protagonistët e një feste të paharrueshme Halloween, ku të ftuarit duhet të respektojnë rregullin: very anormal pople (njerëz

Halloween nata e shtrigave?

shumë anormalë): kriminelë, vrasës dhe tipe të tjerë njerëzish, normalisht pak të rekomandueshëm. Mund të gjeni për shembull një shkencëtar të çartur; një të çmendur të lidhur me këmishën e forcës, i sapo arratisur nga spitali; një maniak mazokist dhe pervers me maskë lëkure; një kriminel i rrezikshëm, i sapo arratisur nga burgu i sigurisë së lartë; një kloun vrasës, i dalë nga një masakër mbi publikun e cirkut ose një paranormal në gjendje të pakthyeshme.

Halloween i frikshëm Nuk mund të ketë rast më të mirë se Halloween-i për t’i bërë homazhe anës më të errët të kinemasë hollivudiane. Po propozojmë një mbrëmje Halloween me temën “Dark Hollywood Party”. Mjafton ta drejtoni gishtin mbi filmin më të

frikshëm të kinemasë amerikane që keni parë, fjala vjen ata të regjisorit Tim Burton. Kostumet ideale nga “dark movie” që mund të vishni këtë natë janë: Edward Scissorhands, V for Vendetta, Jocker, Batman, Cat Woman, Jack Skelton e Sally, Corpse Bride ose Darth Fener.

Nata e Mistereve Magjike Halloween është një natë e veçantë, gjatë të cilës festohen misteri dhe magjia. T’i dedikoni një mbrëmje temës së atmosferës pagane të “natës së shtrigave”, është një mënyrë për t’i bërë homazh shpirtit me arkaik të kësaj feste. Sa u takon kostumeve ju këshillojmë kostumin tradicional të shtrigave ose krijesave të pyllit, si zanat dhe elfët.

Festë Gjaku Temat e pastra horror shkojnë për bukuri me festën e Halloweenit. Variantet e ndryshme me këtë temë janë të pafundme, por këtu ju sugjerojmë temën Blood & Splatter, (gjak dhe spërkatje), e cila ju lejon të përdorni veshjet e vampirit apo “lojrat” me gjak të spërkatur gjithandej.

Festa Tradicionale e Halloween Një festë tradicionale me kungull mund të jetë një surprizë e vërtetë. Pajisuni me vegla, stoli dhe dekorime tipike të Halloween-it, si qirinj, pishtarë, fenerë me formën e kungullit, çanta të vogla për ëmbëlsira dhe aksesorë me të njëjtën formë, veshje, parukë dhe këpucë kungull.

Takim Mostrash Po sikur Halloween të shërbejë si rasti ideal për një “bashkëbisedim” krijesash mostruoze të të gjitha llojeve? Atëhere sigurohuni që të keni në tryezë bashkëshorten e Frankenshtainit, mumjen antike të Egjiptit, zombie të ndryshëm dhe të tmerrshëm.

Festa e Merimangave Nëse bëni pjesë në atë 5 përqindshin e popullsisë së botës që vuan nga fo- bia e merimangave, ky lloj organizimi nuk bën për ju. Ama për të tjerët, propozojmë merimanga dhe rrjeta merimangash me shumicë. Vlen për arraedimin, por edhe për veshjet.

Festa e Familjes Adams E pse të mos e kaloni mbrëmjen e Halloween-it në shoqërinë e këndshme të Familjes Adams? Një festë me temën Adams do ta bëjë veçanërisht të gjallë mbrëmjen më makabre të vitit dhe shndërrimi në një anëtar të Familjes Adams duhet të jetë i detyrueshëm. Cili është personazhi i preferuar? Gomezi, Xha Fester ose ndonjë tjetër...

Festa e Demonëve Sipas legjendës së lashtë, natën e 31 tetorit hapen portat e ferrit. Pra hapsira është e bollshme për tu mbushur me kostume origjinalë djajsh e demonësh, për të marrë pjesë kështu në mbrëmjen më të nxehtë të vitit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.