Halloween

PËR TË NGATËRRUAR SHPIRTRAT...

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

Për të ngatërruar shpirtrat

Në thelb, festa e Halloween-it nënkupton shpresë. Festohet për vlera universale si bujaria, imagjinata dhe sensi i bashkëjetesës. Sipas traditës, Halloween është përshkruar si nata kur, një herë në vit, kufiri mes dy botëve, ai të vdekurve dhe ai i të gjallëve, hapet. Por e sigurta është se, sot Halloween është një event gjatë të cilit, barrierat mes

njerëzve, qoftë edhe përkohësisht, mund të kapërcehen Numërohen me gishtat e njërës dorë vitet kur Halloween ka filluar të festohet edhe në Shqipëri. Por duket se, sa më shumë kalon koha, aq më e fortë është tendenca që, çdo 31 tetor, klubet e natës të shndërrohen në arena të vërteta festimesh, ku djem e vajza të maskuar me veshje të ndryshme mundohen të krijojnë traditën. E re në Shqipëri, por shumë e vjetër nëpër botë. Siç thuhet, Halloween është një festë më shumë se 2000 vjeçare e vjetër, e organizuar për së pari nga Keltët. Për ta, Viti i Ri fillonte më 1 nëntor, dhe me këtë rast Keltët organizonin një festival, i cili shënonte fundin e verës, fundin e të korrave dhe fillimin e një sezoni të gjatë e të vështirë dimëror, gjatë të cilit ndodhnin shumë fatkeqësi dhe vdekje. Për këtë arsye, ata besonin se me 31 tetor jeta dhe vdekja ishin shumë afër. Besonin se shpirtrat e të vdekurve, ose më saktë, ata të këqij ndodheshin kudo, tentonin të zinin vend në trupat e të gjallëve, pra, besonin se gjithçka mund të ndodhte. Për këtë arsye Keltët visheshin me kostume të çuditshme dhe bënin zhurmë; ndiznin zjarre të mëdha dhe fiknin vatrat e shtëpive të tyre, në mënyrë që ato të bëheshin sa më të shëmtuara dhe të mos tërhiqnin vëmendjen e shpirtrave. Keltët besonin se Zanat visheshin si lypëse gjatë kësaj nate dhe shkonin shtëpi më shtëpi duke kërkuar ushqime. Ata që u jepin diçka, shpërbleheshin, ndërsa të tjerët që u mbyllnin derën, ndëshkoheshin. Prej këtej lindi tradita “trik or treat” (që nënkupton “sakrificë ose mallkim”), dhe që tani e praktikojnë fëmijët që trokasin derë më derë për ëmbëlsira dhe karamele. Ndërkaq festa vazhdoi edhe pas pushtimit Romak dhe përhapjes së Kristianizmit. Festivali, që në kohën e Keltëve quhej “Samhain”, u transformua në “All Hallows Eve” (nata pararëndëse e “All Hallows Day” – Dita e Shenjtorëve), dhe më pas ajo që festojmë sot, Halloween. Ka edhe versione të tjera të kësaj feste në Irlandë dhe Skoci, ku njerëzit festojnë “Jack o’lantern” (kungulli i Halloween-it) Kohë më vonë festa e Halloween-it u përhap edhe në SHBA. Në mesin e shekullit të XX, festa u shndërrua në zyrtare dhe u transformua me parada në qytet, me kostume të veçanta dhe me dekore të posaçme. Në Meksikë, Amerikën Latine dhe Spanjë, Halloween festohet tri ditë, nga 31 Tetori deri me 2 Nëntor, “All Hallows Day” dhe “All Souls Day”. Ndërsa në Evropën Perëndimore, Halloween festohet sipas traditës Amerikane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.