Ditari i Shijes

Ditari im gastronomik

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

Me Juela Meçanin

Ajo na tregoi se jo vetëm mund të ishte e bukur, por mund të ishte edhe shumë e zonja, aq sa të punonte pranë ish kryeministrit e pse jo të angazhohej edhe në politikë. Por këto gjëra besoj i dini të gjitha. Për karrierën dhe famën e Juela Meçanit duhet të keni dëgjuar me siguri. Ama ndoshta nuk e njihni atë brenda shtëpisë; nuk e dini se çfarë kafeje shijon më shumë ose se cilat janë pjatat e preferuara të saj; çfarë pëlqen e çfarë jo. Këto, Juela na i ka rrëfyer të gjitha këtu…

1.

Ushqimi i parë që fillon ditën tuaj ?

Ujë në temperaturë ambienti dhe dopio kafe moka pa sheqer. E di që nuk duhet e nuk është mirë, por e kam të pamundur të ha diçka deri pas orës 14.00. Ndonjëherë në mesditë pi një lëng frutash të shtrydhur.

2.

Më mirë të kripura apo të ëmbla?

Në shumicën e rasteve të kripura. Të ëmblat i zgjedh me raste të rralla dhe shpesh preferoj të ha ato që i gatuaj vetë.

3.

Pjata që mund ta haje edhe përditë?

Fileto pule me perime zgare. Nuk më mërzitet asnjëherë dhe kur nuk kam kohë të gatuaj, është ushqim i thjeshtë dhe i shëndetshëm.

4.

Qyteti evropian ku hahet më mirë?

Çdo qytet i Italisë. Italianët vërtetë që dinë të gatuajnë. Kam ngrënë shumë mirë në Torino, në Firence. Jashtë Italisë do të veçoja Stambollin.

5.

Qyteti shqiptar ku gatuhet ushqimi më i shijshëm?

Përmeti me gatimet e gjithë zonës dhe Korça. Këtu jam e njëanshme duke qenë se jam me origjinë përmetare.

6.

Pija më e mirë për të shoqëruar një pjatë të shi-

jshme?

Vera e kuqe me gradacion mesatar alkooli 11.5% dhe uji mineral me gaz natyror e jo të shtuar.

7.

Gatimi që të kujton recetat e nënës?

Lakrori me lakra të egra ose me kungull.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.