Letra në redaksi

Ju pyesni, shefi i kuzhinës përgjigjet

SHIJE - - PËRMBAJTJA - GENTIAN ZIU

Çfarë është torta e kripur, si mund të përgatis një të tillë?

Nuk jam i sigurt se për çfarë e ke fjalën, por në mendje më vijnë tortillat spanjolle, megjithëse gatime të tilla të ngjashme ka dhe në Italinë e Veriut. Bëhet fjalë për përzierie vezësh, patatesh të ziera dhe, në vija të përgjithshme, çfarëdo elementi tjetër që ju pëlqen. Gatuhen në tigan dhe, shpesh herë, përfundohen në furrë. Zakonisht shërbehen të shoqëruara me sallatë gjethesh të freskëta.

Cilët janë djathërat që shkojnë më shumë me verën e bardhë?

Për mendimin tim djathërat që shkojnë më shumë me verë të bardhë janë djathërat e butë, ata të freskët dhe ata të quajturit të ëmbël. Shija e maturuar dhe intense e djathërave të fortë shoqëron më mirë verën e kuqe, megjithëse nuk mund të them se ky pohim është ligj. Më konkretisht mendoj se Mozzarella, Ricotta, Emmental, Brie, Gouda, djathë dhie i freskët, Provolone dolce, Gorgonzola dolce, etj.

A ka ndonjë zgjidhje nëse gjellës i hedh shumë kripë?

Po, mjafton të mos keni zbrazur gjithë qeskën... Qëroni një patate të madhe, ndajeni në 4-5 copa, shtojeni në gjellë dhe gatuajeni për rreth 15 minuta akoma. Patatja do të thithë një pjesë të konsiderueshme të kripës dhe gjella duhet të jetë në rregull.

A është më mirë që përpara se t’i gatuaj kërpudhat, t’i ziej për pak minuta?

Nuk e di në është idea jote apo e ke dëgjuar gjëkundi, por e sigurt është që duhet ta harrosh menjëherë. I vetmi rast që, me sa di unë të paktën, kalojnë në valë kërpudhat, janë kur duam t’i bëjmë turshi. Dhe nëse duam t’i inkorporojmë në salca, i skuqim një herë deri sa të reduktohet i gjithë lëngu dhe të fillojnë të marrin ngjyrë dhe pastaj i shtojmë lëng. Nëse do të jenë pjesa kryesore e gatimit dhe jo salcë, mund të gjeni receta të panumërta për t’i gatuar në furrë, në zgarë apo në tigan.

Besa Kazhani

Nëpunëse

Valbona Baci

Amvisë

Silva Mema

Mësuese

Eva Dori

Gazetare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.