Personazh

100 receta nga Eva Longoria

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

As nuk ka të krahasuar me Gabriele Solis e “Shtëpiakeve të dëshpëruara”. Ajo që edhe një vezë të skuqur nuk e bënte dot. Lere pastaj një supë që do të ishte arritja më e madhe. Krahasuar me personazhin që e bëri aq të famshme, Eva Longoria është shumë e zonja në kuzhinë. E ardhur nga një familje meksikane, e rritur çdo ditë me gatime të bëra në shtëpi, nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Një fëmijëri që do t’i fotografonte kuzhinën në kujtesë, pavarësisht asaj që Longoria do të bëhej më vonë. E kush do të gatuante më mirë për të sesa vetë ajo? Në fund të fundit mësimet i kishte marrë nga kuzhiniere të mira në familjen e saj, nga e ëma, gjyshja dhe halla.

KUZHINA E EVËS

Për Eva Longorian gatimi nuk është vetëm një hobi. Është më shumë se kaq. Ajo ka botuar një libër kuzhine me jo pak, por me 100 recetat e saj të preferuara. Por ky libër nuk ka vetëm receta meksikane, ka nga e gjithë bota. Receta, të cilat Longoria i ka marrë nga të gjitha vendet që ka vizituar. “Nuk është vetëm një libër kuzhine, është një libër jete, një udhëtim kulinar. Aromat e gjellëve të ndryshme më kanë kthyer pas në kohë duke më kujtuar momente të veçanta nga fëmijëria ime, adoleshenca dhe shumë momente të tjera. Në këtë libër gjen recetat e para, aventurat e para kulinare e deri te vakti që unë konsumoj para se të dal në tapetin e kuq. Është si një histori jete ky libër”, është shprehur Longoria për librin e saj me receta, të titulluar “Kuzhina e Evës”.

FRYMËZIM ORIGJINE

E ç’mund të të frymëzojë më tepër sesa rrënjët, “ato prej të cilave rrjedh dhe që u përket?!” Kështu, në librin e aktores, një vend shumë të veçantë zënë recetat e mrekullueshme meksikane, stili Teksan dhe teknikat sesi në shtëpinë e saj bëheshin recetat më të shijshme të tamales, tortillas së bërë në shtëpi, orizi Spanjoll dhe ëmbëlsirat tipike meksikane. Përveç recetave të vendit nga aktorja vjen, në libër janë të përfshira edhe shumë receta të tjera, të frymëzuara nga të gjitha vendet që aktorja ka vizituar, si psh peshk i gatuar me gjalpë dhe salcë limoni, një recetë që Longoria e ka marrë në një restorant të vogël në Normandi, apo fasule me spec të kuq pikant, një recetë e marrë nga Firence, supë kungulli me limon, lakër brukseli me erëza pikante e shumë receta të tjera që gjenden tashmë në libër. “Janë receta, të cilat dua të frymëzojnë fansët e mi më të mirë, që të gatuajnë për njerëzit që ata duan dhe të zgjerojnë listën e atyre gjërave që dinë të bëjnë”, ka thënë aktorja.

NJË INTERVISTË E AKTORES EVA LONGORIA RRETH LIBRIT TË BOTUAR NË VITIN 2011

-Të tregohemi të sinqertë, librat e gatimit janë për amatorët se shefat e mirë ia dalin në kuzhinë pa lexuar asgjë. Si është stili i gatimit të Eva Longorias? Mënyra sesi gatuan është shumë personale, prandaj nuk është aq e lehtë për mua ta ndaj me dikë. Duke qenë se është një proces intim, kjo ndihmon për të krijuar një marrëdhënie të thellë mes njerëzve. Kjo është arsyeja pse për mua ishte e vështirë të shkruaja një libër gatimi. Sepse do të më duhej t’ju tregoja të tjerëve sesi jam unë. Pak a shumë unë jam si një përzierje me: pak kripë, pak piper, ca erëza këtu e ca aty. Unë nuk mas asgjë, vetëm gatuaj me dashuri.

Një mënyrë tjetër për të shprehur anën tuaj artistike?

Ekzaktësisht. Mendoj se gatimi është një proces krijimi shumë i bukur sepse gjithçka fillon me përbërësit. Nis duke punuar një e nga një me ta dhe gjithçka përfundon në një pjatë të mrekullueshme për nga pamja dhe shija. Këtë gjë unë e konsideroj art.

Jeni shprehur shpesh se ju pëlqen të gatuani për shumë persona. E vërtetë është kjo?

Për shumë njerëz gatimi i një darke për miqtë është shumë stresues. Për mua kjo gjë është shumë terapeutike. Gatimi më relakson shumë. Unë gatuaj pothuajse çdo ditë dhe kjo gjë nuk më mërzit.

Supermarket apo dyqan ferme?

Nuk ka problem për mua. Unë blej gjithandej, ku gjej gjëra të mira. Unë jam rritur në një fermë në Teksas, i dalloj frutat dhe perimet e mira sapo i shoh. Le të supozojmë se të duhet të përgatisësh një darkë për miqtë e tu, por je shumë vonë. Çfarë do të

bëje?

Do të njoftoje një shef restoranti që darka të vinte në shtëpi apo do të bëje diçka të shpejtë? Nuk do të njoftoja asnjë shef. Do të gatuaja “gourmet”. Të gjithë më thonë që unë i përgatis shumë shpejt këto lloj pjatash.

Cila është pjata juaj përfaqësuese ?

Supë tortilla. E gjeta recetën e kësaj supe në një revistë, kur isha adoleshente, dhe që prej asaj kohe e gatuaj shpesh. Unë nuk jetoj dot pa ushqimin meksikan.

Cili është sekreti juaj për ushqimin e shëndetshëm?

Ta përgatisësh në shtëpi dhe ta marrësh me vete. Arsyeja pse e tradhtojmë veten, është fakti se nuk kemi asgjë për të ngrënë kur uria na thërret.

Recetat që i konsideron më të lehtat për t’i gatuar?

Kofshë pule të pjekura më asparag. Më pëlqen mishi i errët, është i lëngshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.