Agrumet që largojnë yndyrën dhe papastërtitë

SHIJE - - MIRËQENIE -

Agrumet, burim i pashtershëm i vitaminës C, janë ndihmë shumë e madhe për shëndetin e lëkurës. Ato zgjidhin një ndër shqetësimet e fytyrës me yndyrë sepse pas çdo përdorimi të maskave shtëpiake me agrume, poret mblidhen dhe yndyra normalizohet. Gjithashtu janë dizinfektuese dhe pastrojnë thellë lëkurën. Për këtë nevojitet një portokall, një mandarinë, ¼ e një kokrre limoni dhe një e bardhë veze. Fillimisht duhet të hedhim në një enë të bardhën e vezës. E rrahim me pirun derisa të formohet një shkumbë e qëndrueshme. Më pas marim portokallin, mandarinën, limonin dhe i shtrydhim. Lëngun e bashkojmë pak nga pak me vezë-borën deri kur të krijohet një maskë homogjene dhe jo në formë ujore. E vendosim në fytyrë dhe qafë duke e shoqëruar me një masazh që ndihmon përthithjen deri në thellësi të produktit. E mbajmë për 15 minuta dhe në fund e shpërlajmë me ujë të bollshëm. Në fund mund të vendosim ose jo kremin tonë të preferuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.