Scrub buzësh i kripur dhe efekt-fryrës

SHIJE - - MIRËQENIE -

Vaj ulliri, pak piper, kripë ose sodë buke dhe lëng limoni. Duken si ingredientët e një recete kulinare por jo! Të gjitha këto të bashkuara na japin një scrub të shkëlqyer buzësh me shije kripe dhe efekt fryrërs. Mjafton të hedhim në një tas 3 lugë vaj ulliri, disa pika limoni (5-6) të shtrydhur, pak piper të bluar dhe gjysmë luge kripë (ose sodë buke në rast se lëkurën e buzëve e keni delikate). I përziejmë për disa minuta dhe më pas nisim ta përhapim scrubin në buzë me lëvizje të lehta rrethore. E lemë rreth 5 minuta, gjatë të cilave do të ndjejmë ndjesinë e pickimit dhe të djegies, por që në fund do të na japin buzë të lëmuara dhe të plota. Ia vlen sakrifica me pak fjalë. Pjesën e mbetur të këtij scrubi ruajeni për 7 ditë në frigorifer për ta përdorur sa herë ju nevojitet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.