Kek me çokollatë

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

Përbërësit:

200 gr miell 00 200 gr sheqer pluhur 100 gr gjalp në temperaturë ambienti 75 gr kakao 5 vezë 50 ml qumësht 16 gr maja birre

Përgatitja:

Ndani të kuqin e vezëve dhe të bardhën rriheni deri sa të bëhet si shkumbë. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin për rreth 15 minuta. Është e rëndësishme që masa që krijohet të jetë homogjene ndaj mund ta shtoni sheqerin në dy pjesë dhe ta rrihni me shpejtësi mesatare. Shtoni gjalpin në temperaturë ambjenti dhe vazhdoni përzierjen. Shtoni miellin dhe kakaon. Gjatë kësaj faze shtoni herë pas here qumështin në mënyrë që masa të punohet më kollaj. Shtoni të bardhat e vezëve dhe majanë e birrës. Përziejeni me kujdes me një lugë silikoni ose druri Lyeni tavën (diametër 20/22 cm) me gjalpë dhe shtroni letrën e furrës. Shtoni masën dhe piqeni në furrë, në temperaturë 160 gradë për rreth 40-45 minuta. Kontrolloni pjekjen me një kunj dhëmbësh, të cilin e ngulni në qendër të kekut. Nëse është i thatë, keku është gati.

65 minuta

Sasia: 4 persona

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.