Rizoto me shegë

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

Përbërësit:

320 g oriz 2 shegë 1 gotë verë e bardhë 1 qepë gjalpë djathë vaj ulliri kripë piper

Përgatitja:

1. Çani shegën, merrini të gjitha kokrrat dhe shtrydhini. 2. Hidhni në një tigan 2 lugë vaj ulliri, ngroheni paksa dhe shtoni qepën, të cilën e keni grirë shumë imët. 3. Pasi të jetë vyshkur shtoni orizin, përzieji të dyja bashkë derisa orizi të marrë një ngjyrë të artë. 4. Shuajeni me gjysmë gotë verë të bardhë dhe lëreni në zjarr deri sa të avullojë. 5. Hidhni lëngun e shegës te rizoto dhe përziejeni deri sa ajo të jetë thithur plotësisht nga orizi , me pas shtoni lëngun e ngohtë, i cili mund te jetë lëng pule ose i thjeshtë. 6. Kini parasysh që lëngun duhet ta shtoni herë pas here në mënyrë që të bëhet rizoto. 7. Pasi të ketë përfunduar rizoto, shtoni disa kokrra shege, një lugë çaji me gjalë dhe pak piper. 8. Spërkateni me pak djathë dhe pjata është gati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.