BISKOTAT E FATIT PËR VITIN E RI

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

Biskotat e Fatit janë të bukura për të uruar gjatë festës së Vitit të Ri. Ato shërbehen bashkë me një letër të personalizuar ku shkruhet urimi për secilin. Thonë se Biskotat e Fatit janë shpikur nga San Françisko, por tradita e tyre e vërtetë vjen nga Kina. Është e mundur, e lehtë madje, të realizohen edhe në shtëpi.

Përbërësit:

100 gr miell 00 10 g miell misri 2 të bardhë veze 80 gr sheqer 25gr vaj ulliri ekstra i virgjër 25ml ujë pak kripë 2 pika esencë vanilje Lëkura e një gjysmë limoni e grirë

Përgatitja:

1. Si fillim shkruani në një letër urimet për secilin dhe paloseni 2. Në një tas hidhni miellin, miellin e mistrit dhe sheqerin. Në një tas tjetër rrihni (me rrahës elektrik), të bardhët e vezëve me pak kripë, lëkurën e grirë të limonit dhe dy pika esencë vanilje. 3. Në tasin ku keni hedhur miellin, shtoni ujë në temperaturë ambienti dhe më pas masën me të bardhët e vezëve. Përziejeni mirë deri sa të përftoni një masë të njëtrajshme pa kokrriza. 4. Shtroni letër furre mbi tavë dhe shtrojeni masën me lugë, një e nga një, në formë rrethore, me diametër 7 cm. Është e rëndësishme që masa të jetë e butë, pothuaj transparente, përndryshe nuk do t’i palosni dot biskotat sepse thyhen. Këshillohet që biskotat të bëhen tre e nga tre, sepse pasi të dalin nga furra është e nevojshme të punohen shumë shpejt. 5. Piqini në furrë të parangrohur me ventilim, për 10 minuta në 150 gradë deri sa skajet të fillojnë të marrin ngjyrë të artë. Me ndihmën e një spatule, merrini biskotat një e nga një, vendosini mbi një pjatë, vini letrën e urimit në mes, paloseni biskotën përgjysmë, paloseni edhe një herë të dytë përgjysmë. 6. Vendosini biskotat në një tas kafeje ose letër për muffin dhe lerini të ftohen. Pasi të ftohen do të jenë krokante dhe në formën e duhur. 7. Vazhdoni të njëjtën procedurë për të gjithë masën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.