KADAIF I MBUSHUR

SHIJE - - PROFILI I SHEFIT -

Përbërësit:

400 g kadaif 4 të verdha veze 40 g miell 100 g sheqer 450 ml qumësht pak vanilje 30 g niseshte 50 g gjalpë

Përgatitja:

1. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqer, dhe vanilje. 2. Në një enë tjetër shkrijmë niseshtenë me pak ujë. 3. Në një tenxhere të vogël ngrohim qumështin, shtojmë vezët e rrahura niseshtenë dhe e lëmë që kremi të trashet, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet, më pas kremit i shtojmë pak gjalpë. 4. Lyejmë me pak gjalpë tepsinë, fillojmë të shtrojmë kadaifin duke e mbushur në mes me kremin e përgatitur. 5. E spërkasim me gjalpë dhe e pjekim në temperaturën 170 gradë për 35 minuta. 6. E lëmë të ftohet dhe i hedhim shurupin e ngrohtë. 7. E servirim me dresing molle.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.