SALLATË ME KIVI

SHIJE - - MIRËQENIE -

Sallata me kivi është një recetë e freskët, në të cilën fruti, tipik i Zelandës së Re, shoqërohet me shije dhe ngjyra të tjera. E lehtë dhe e shijshme, sallata e kivit tregon se ai mund të konsumohet jo vetëm si frut, por edhe si sallatë.

Përbërësit:

4 kokrra kivi Lëngu i një kokrre limoni Kripë 8 kokrra domate të vogla Misër i zier 1 spec djegës Gjysmë speci jeshil 3 lugë të vogla vaj 100 gr djathë cheddar

Përgatitja:

Qëroni kivit (1) dhe ndajini në feta, jo më të trasha se 3 milimetër. Lani specat, hiqjuni farat dhe prijini për së gjati ( 3) Lani domatet dhe pritini në katër pjesë (4), prisni specin djegës në copa të vogla (pasi t’i keni hequr farat) (5) dhe prisni në copa të vogla djathin Cheddar (6): Hidhini përbërësit në një tas sallate (7) shtoni lëngun e limonit (8), kripën dhe vajin e ullirit. Përziejini me kujdes (9) Shërbejeni të shoqëruar me mish ose peshk të pjekur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.