Maskë rigjeneruese me vezë dhe vaj ulliri

SHIJE - - MIRËQENIE -

A e mbani mend lojën e preferuar të fëmijërisë, atë malin e dëborës me të bardhën e vezës? A ju kujtohet kur e kthenim pjatën me kokë poshtë për të vërtetuar që rezultatet e rrahjes së vezës ishin të shkëlqyera? Me siguri që po! Ndoshta ndonjëri nga ne e bën edhe sot këtë gjë për t’i treguar të vegjëlve se një herë e një kohë duhej pak mund për ta bërë atë shkumbën e bardhë të palëvizshme. Vetëm se tani nuk bëhet fjalë vetëm për një lojë, por edhe për një bazë shumë të mirë maske super rigjeneruese që nuk njeh limite moshe e kohe dhe që mund ta përdorim çdo herë kur kemi kohë të lirë Kështu pra, rrahim mirë e mirë të bardhën e vezës, i shtojmë disa pika limoni të shtrydhur dhe disa pika vaj ulliri ekstra të virgjër dhe e vendosim në fytyrë. E mbajmë derisa fytyra bëhet shumë e thatë, muskujt mezi lëvizin dhe duket sikur kemi ngrirë. Në këtë moment e lajmë dhe pas tharjes me peshqir vjen menjëherë kënaqësia: Lëkurë e butë, e pastër, e tonifikuar, dukshëm e rinuar dhe rigjeneruar. Për ta besuar, provojeni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.