Nëpër histori

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

Honore de Balzak Shkrimtari i sijes

Ai ishte një burrë i bëshëm sa i takon fizikut ndaj mendja ta thotë se ishte edhe një shijues i mirë i kuzhinës franceze. Dhe duke e ditur se sa e shijshme është kjo kuzhinë, mëkat sikur të kish qëlluar ndryshe. Honore de Balzak pati fatin të jetonte në një nga vendet ku gatuhet më mirë se askund tjetër e ndoshta për këtë arsye, për të, ushqimi nuk nënkuptonte ngopje. Preferonte pjatat e gatuara për merak po aq sa konsumonte me shumicë kafe. Edhe këtë të fundit e kishte njësoj dobësi. “Ushqimi shpreh karakterin dhe klasin që ka çdo individ, aq më tepër mënyra sesi shërbehet”, - thoshte Balzaku. A nuk është kjo një arsye shumë e mirë për të shijuar?

I pari shkrimtar i shijes

Pothuajse të gjithë karakteret e krijuar prej tij jepeshin në tryezë. Nuk kishte rëndësi nëse personazhet i bashkoheshin një tavoline të varfër e provinciale, një tavoline të mbushur plot me gjëra të ngrohta e të shijshme, apo një darke me verë nga më e mira dhe me receta të sofistikuara, të servirura në tryeza elegante. Me siguri, të ngrëna me po aq elegancë. Të gjitha këto pak rëndësi kishin. Ajo që vlen për tu theksuar është fakti se të gjithë personazhet e Balzakut ushqeheshin me shije. Në librin “Omleta e Balzakut”, i botuar nga Anka Muhlestein, citohet se shkrimtari ishte “një llupës i pandreqshëm”. Ndërsa kujtimet djaloshare të Balzakut kanë qenë të zymta, ashtu si mbulesa gjithë yndyrë dhe e pistë në kuzhinën e zonjës Voker, të përshkruar në librin “Xha Gorioi”. “Ndoshta kjo ngjarje e dhënë në këtë libër, duhet të ketë qenë vërtet një ngjarje e jetuar trishtueshëm nga autori. Për Balzakun një vakt nuk ishte gjë tjetër veçse një vokacion i kënaqësisë gastronomike. Në fillim për syrin dhe më pas për shijen. Ai zgjidhte më mirë të hante një mollë në këmbë sesa të ulej në një vend që nuk i dukej i denjë për të ngrënë. Nuk kishte gjë më orekshapëse për të, sesa një mbulesë e pistë tavoline”, citon në librin e saj Anka Muhlestein. Nëse vendoste të udhëtonte, Balzaku fuste në çantë një duzinë me feta të vogla buke dhe një gjuhë lope të tymosur, në këtë mënyrë ushqimi i tij ishte i sigurt. Por ama kur zgjidhte të drekonte diku, zgjidhte restorantet më të mirë dhe më të shtrenjtë të Parisit, veçse në këta të fundit nuk ia kishte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.