Ditari i Shijes

Ditari ( jo)humoristik i një artisti

SHIJE - - PËRMBAJTJA - Fotografia: Andrin Hoxha

Me Agron Llakajn

Është pothuaj e pamundur të mos ketë humor gjatë një bisede me Agron Llakajn. Qoftë edhe kur flitet për ushqimin. Pavarësisht se është serioz në humorin e tij, batutat nuk mungojnë kurrë e po kaq edhe e qeshura. Dhe këtu nuk ka asgjë për tu çuditur. Për një humorist të kalibrit të tij, prezantues dhe autor spektaklesh humori, aktualisht në Vizion Plus me “Al Pazar”, shakatë janë pjesë e jetës edhe kur flasim për përditshmërinë në të ushqyer. Megjithatë Goni, siç i flasin miqtë, nuk është edhe aq i shkujdesur kur vjen puna te kuzhina. Në këtë Ditar të revistës, ai ka treguar se me gjithë ngarkesën e përditshme nuk e tepron kurrë dhe kujdesi nis qysh në mëngjes me gotat me ujë dhe lëngun e portokallit. Pastaj vjen kujdesi për kripën dhe përdorimin e të ëmblave dhe sidomos pasioni për kuzhinën tradicionale. Ka edhe pak ironi doemos dhe kjo gjithashtu është e zakonshme për një personazh si Agron Llakaj. Për ta kuptuar deri në fund, thjeshtë duhet lexuar mes rrjeshtave....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.