Rizoto me birrë, salsiçe dhe radikio

SHIJE - - DITAR -

Përbërësit

320 gr oriz për rizoto 400 gr radikio 250 gr salsiçe Gjysmë qepe 1 gotë birrë e kuqe 20 gr gjalp Lëng vegjetal 2 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

1. Prisni qepën në kubikë dhe skuqeni pak në tigan me vajin e ullirit dhe gjalpin e ngrohur, deri sa të zbutet 2. Thërmojeni salsiçen dhe shtojeni në tigan me qepën 3. Priteni hollë radikion dhe shtojeni edhe atë në tigan me qepën e salsiçen, deri sa të zbutet 4. Shtoni orizin, skuqeni për disa minuta dhe shuajeni me birrën 5. Pasi të ketë avulluar birra, filloni shtoni pak nga pak lëngun vegjetal, deri sa të jetë zbutur orizi. 6. Pasi të jetë zier, shtoni kripë e piper si dhe pak djathë të grirë dhe lereni për disa minuta para se ta servirni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.