ME SPINAQ, SALCË VERE DHE TARTUF TË FRESKËT

SHIJE - - RECETA NGA ÇIFTI BASHA -

Përbërësit për brumin:

250 g miell 2 kokrra vezë kripë 3 lugë ujë

Përbërësit për mbushjen:

200 g spinaq 100 g rikota kripë arra të grira

Përbërësit për salcën

1 qepë e kuqe pak gjalpë 1 gotë verë e bardhë

pak kripë

Përgatitja:

1. Bëjmë brumin dhe e mbulojmë me qese plastike kuzhine. 2. E lemë ashtu për një orë. 3. Ndërkohë grijmë spinaqin me grirës elektrik. 4. E bashkojmë me rikotën, arrat, djathin, i shtojmë dhe pak kripë. Brumin e ndajmë në dy pjesë dhe e hapim me pets deri sa të bëhet një shtresë e hollë. 5. Vendosim përzierjen me hapësira nga njëra-tjetra dhe lart shtrojmë pjesën tjetër të brumit të hapur, po në madhësinë e pjesës së parë. 6. I presim në formën që duam dhe i mbyllim që të mos dalë mbushja. 7. I lemë të ziejnë në ujë për 5 minuta.

Përgatisim salcën:

1. Grijmë qepët imët në një tigan dhe i karamelizojmë me gjalpë. 2. Më pas shtojmë dalëngadalë verën e bardhë dhe pak ujë nga zierja e makaronave. 3. Bashkojmë raviolit me salcën dhe i lëmë së bashku për 2 minuta. 4. E shërbejmë në pjatë me pak tartuf të zi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.