Kallot dhe trajtimi i tyre Maskë e ëmbël pastruese për të gjitha lëkurat

SHIJE - - MIRËQENIE -

Kush vuan nga kallot e këmbëve, një problem i vogël në dukje, por i madh për shqetësimet që krijon, e kupton për çfarë po flasim. Për një stinë, gjatë të cilës këmbët qëndrojnë të mbyllura, kallot shumohen dhe dhembin sa herë që e vendosim këmbën në tokë. Por shumë prej jush nuk e dinë që zgjidhjen e kanë brenda shtëpisë dhe për më tepër me një ndër agrumet që nuk mungon thuajse në asnjë tryezë në këtë stinë: Limoni është magjia kuruese e kallove. Prisni feta limoni, aq sa kallo keni në këmbë, vendosini në zonën e interesuar dhe fashojini për gjithë natën. Në mëngjes kur të hiqni fashot dhe të largoni limonin nga kallot do të kuptoni që ato hiqen lehtësisht në dush vetëm nga një fërkim mekanik me sfungjerin ose furçën tuaj të këmbëve. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me kallot e duarve. Përbërësit: ½ gotë me lëng dardhe, e shtrydhur dhe pa asnjë farë 1 lugë kos i bardhë 1 lugë argjilë jeshile ose e bardhë ( e gjeni në farmaci) 1 lugë vaj bajamesh 1- 2 lugë mjaltë I përziejmë të gjithë përbërësit një e nga një deri sa të jetë formuar një masë homogjene. Më pas maskën e vendosim në lëkurën e fytyrës, pa harruar qafën dhe pjesën e bustit. E mbajmë 20-30 minuta dhe më pas e lajmë me ujë të bollshëm. Kjo është një maskë e shkëlqyer pastruese dhe ushqyese për të gjitha llojet e lëkurave. Rekomandohet të kryhet çdo javë për ata që kanë mundësi ose një herë në muaj për të tjerët. Efektet e saj të menjëhershme, shkëlqimi, hidratimi dhe butësia do të jenë karakteristikat e lëkurës pas heqjes së maskës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.