Komenti i dietologes

SHIJE - - FOTOGRAFI NË RESTORANT -

Rolina Naço

Dietologe / nutricioniste

është të mos i shtojmë kripë.

PJATA E DYTË: RADHIQE TË ZIERA

Radhiqe ose ndryshe çikore është një nga lakrat e dimrit me vlera të çmuara për trupin tonë. Çikoret ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe janë një kombinim shumë i mirë për të lehtësuar tretjen e legumeve (fasule, thjerrëza, qiqra etj). Çikoret kanë efekt diuretik duke ndihmuar personat me hipertension. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit, lehtësojnë pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe rrugët biliare, fshikëzën e tëmthit. Nuk përmbajnë shumë kalori dhe kombinohen me çdo pjatë si: mishin e kuq, peshkun, mish pule, legume etj. Pikërisht ashtu si dhe rukola, shija e hidhur që kanë tregon prezencën e substancave me fuqi të lartë antioksiduese dhe antikancerogjene. Me vajin e ullirit dhe lëngun e limonit, vlerat shumëfishohen.

PJATA E TRETË: DJATHË I BARDHË I PJEKUR NË FURRË

Djathi i bardhë është prezent në çdo familje shqiptare. Por nuk duhet të harrojmë përmbajtjen e tij kalorike, rreth 80 kalori për çdo 30 gr djathë të bardhë, si dhe përmbajtjen e lartë të kripës. Ndaj është e rëndësishme të mos abuzojmë me sasinë. Masa 30 gr djathë është sa një kuti shkrepëse. Në një vakt që përmban mish të kuq, mish pule ose peshk, sasia e djathit të bardhë nuk duhet të jetë e madhe, mesatarisht 50-60 gr për person.

PJATA E KATËRT: PESHK ZGARE

Peshku është një burim proteine shumë i mirë, pa shumë kalori, i lehtë në tretje, pa yndyrë shtazore, i pasur me acide yndyrore omega 3 dhe me një gamë shumë të madhe në mikro nutrient. Është i pasur me selen, jod, hekur, kalcium, fosfor, magnez dhe Vitaminë D. Është ushqimi ideal për personat me probleme shëndetësore pasi ndihmon në uljen e yndyrnave, mbron arteriet dhe zemrën. Është zgjedhje ideale për rënien në peshë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.