Filetë viçi me ftonj e patate të vogla

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

Përbërësit:

1 kg filetë viçi 1 ftua i madh 0.7 kg patate të vogla 1 lugë supe gjalpë 3 lugë supe vaj ulliri 3 degëza trumzë 1 thelpi hudhër 1 degë rozmarinë Kripë e trashë Piper i zi Verë Marsala

Përgatitja:

Tek kasapi juaj i besuar, kërkoni një filetë viçi mbi 12 muaj. 1. Marinojeni filetën, me vaj ulliri, piper dhe trumzë 2. Në një tigan me bazë çeliku hedhim vaj ulliri dhe e “fortifikojmë” mishin nga jashtë duke i dhënë një pjekje të lehtë për rreth 4-6 minuta. 3. E ngrohim furrën dhe e pjekim mishin në 180° sipas dëshirës. 4. I pastrojmë patatet, i presim në mes me gjithë lëkurë e i marinojmë me 1 degë trumzë, vaj, kripë, e hudhër. 5. I pjekim patatet në furrë në 175° për 20 minuta 6. Ftoin e pastrojmë dhe e ndajmë në dy gjysma, e mbulojmë në letër alumini me pak gjalpë, sheqer kaf, e rozmarin dhe e pjekim në furrë për rreth 30-35 minuta. 7. Për t’I dhënë një ngjyrë të artë ftoin e kalojmë në një tigan dhe e shuajmë me pak verë Marsala 8. I vendosim në pjatë duke i kombinuar përbërësit sipas dëshirës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.