Mousse çokollate

SHIJE - - PËRMBAJTJA -

Përbërësit (për 8 persona):

500 gr çokollatë (70% kakao) 60 gr gjalpë (82% yndyrë) 150 gr pana shtazore (35% yndyrë) 10 kokrra vezë të freskëta 70 gr sheqer 15 cl Grand Marinier

Përgatitja:

1. Shkrijmë në “bain-marie” çokollatën dhe gjalpin bashkë 2. Ndajmë të bardhat e vezëve dhe i rrahim deri sa të formohet marenga. 3. Më pas rrahim të verdhat me sheqerin deri sa të krijohet një krem i lehtë 4. Përziejmë çokollatën me gjalpin me të verdhat e sheqerin, dhe më pas me panën. 5. Bashkojmë me kujdes, të bardhat por pa përdorur telin rrahës në mënyrë që të mos humbasë volume. 6. Shtojmë likerin dhe e ndajmë në gota apo tasa të vegjël 7. E lëmë në frigorifer për rreth 90 minuta dhe e shoqërojmë me fruta pylli sipas dëshirës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.