Gjermania

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

Për fëmijët, simboli i Pashkëve është lepurushi. Dritaret zbukurohen me figura të lepurit, vezëve etj. Nëpër vazo vihen degë peme të dekoruara ndërsa të dielën e Pashkës fëmijët vihen në kërkim të vezëve ( prindërit fshehin vezët e çokollatës nëpër kopsht ose brenda në shtëpi). Traditë tjetër janë edhe zjarret e Pashkës, të përhapura kryesisht në veri të Gjermanisë dhe që ofrojnë spektakle interesante gjatë natës. Karakteristikë e tyre është se zjarret duhet të ndizen me mjete natyrore, pra me fërkimin e dy copave të drurit ose me një lente të madhe. Edhe hirit i atribuohen fuqi të mbinatyrshme: fermerët e shpërndajnë nëpër fusha, duke simbolizuar fundin e dimrit dhe mbërritjen e pranverës si dhe të korra të bollshme. Dreka e Pashkës është gjithmonë me bazë qengji, madje edhe ëmbëlsirat tradicionale bëhen me këtë formë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.