Spanja

SHIJE - - GUIDA E MUAJIT -

Tradita e Pashkëve në Barcelonë ndihet sidomos të Dielën e Palmave, në të cilën përkujtohet hyrja e Jezusit në Jeruzalem, ku u prit me palma dhe degë ulliri. Një herë e një kohë, degët e palmave priteshin, ndërsa gjethet ruheshin në vende të errëta dhe të thata, duke ruajtur ngjyrën natyrale. Palmat i kanë degët e shtrembëra, por ka edhe që i kanë të plota. Këto të fundit, fëmijët i çojnë në kishë sepse janë të bekuara. Palmat dekorohen me rruzare prej sheqeri dhe ëmbëlsirash. Degët e palmave varen në dritare dhe dyer për tu mbrojtur nga shpirtrat e këqinj. Në Katalonja është traditë një tortë Pashke e quajtur “Mona”, e dekoruar me vezë çokollate, pupla dhe një shifër çokollate që përfaqëson një personazh të njohur nga fëmijët ose që vjen nga bota e përrallave. Kjo ëmbëlsirë u jepet fëmijëve nga baballarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.