Pas korrupsionit, akuza për nepotizëm në EULEX

Koha Ditore - - FAQE 1 - Vehbi Kajtazi

Në serinë e dytë të hulumtimit për korrupsionin në EULEX, “Koha Ditore” sjell dëshmi për komunikime të zyrtarëve të BE-së lidhur me zhvillimet brenda EULEX-it. Ato dëshmojnë për një mision të koncentruar në pak njerëz, si dhe për korrespodenca

të zyrtarëve të BE-së dhe EULEX-it që flasin për nepotizëm dhe klientelizëm në këtë mision evropian

PRISHTINË, 9 NËNTOR – Zyrtarët më të lartë të EULEX-it dhe të Bashkimit Evropian kanë ditur se në EULEX ka dyshime të forta për korrupsion dhe nepotizëm. Në vend që të ndërhynin, ata kanë heshtur.

Madje e kanë këshilluar që një gjë të tillë ta bëjë edhe prokurorja angleze Maria Bamieh.

Në serinë e dytë të hulumtimit për korrupsionin në EULEX, “Koha Ditore” sjell dëshmi për komunikime të zyrtarëve të BE-së lidhur me zhvillimet brenda EULEX-it. Dëshmitë flasin për një mision të përqendruar në pak njerëz, siç është Jonathan Ratel. Ai e kishte bërë prokuror një shok të tij të banesës pa pasur asnjë ditë përvojë pune si prokuror.

Pos këtyre parregullsive, “Koha Ditore” ka siguruar dëshmi se ishkryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, kishte raporte shumë të afërta me ndërmjetësuesin e ndërhyrjeve në procese gjyqësore, Ejup Kamberi. Florit si gjyqtar i vetëm kishte gjykuar vëllanë e gruas së Ejup Kamberit. Atë e kishte dënuar me 18 muaj burgim me kusht dhe ishte kujdesur të mos shkonte asnjë ditë në burg për dy vepra të rënda penale. Nga Prishtina kishte shkuar në Klinë dhe e kishte gjykuar vetë atë për vepra ku dënimi parashihej të arrinte deri në 10 vjet.

Ky proces gjyqësor që është zhvilluar në Gjykatën Komunale të Klinës konfirmon se zyrtari i lartë i EULEX-it, Francesco Florit, kishte raporte shumë të ngushta me njërin prej atyre që cilësohen si ndërmjetësues në procese të ndryshme gjyqësore siç është ai i Ilir Tolajt dhe Fatmir Limajt. Në këto raste Kamberi i ishte afruar Floritit dhe kishin biseduar për lirimin e të akuzuarve nga akuza për vepra që lidhen me korrupsionin.

Publikimi i skandalit të korrupsionit dy javë më parë nga “Koha Ditore” e ka shtyrë ish-kryetarin e Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it që të pranojë se e ka takuar të paktën pesë herë Ejup Kamberin. Ai ka mohuar se është përfshirë në korrupsion.

Floriti ka thënë se tash po e merr vesh se i akuzuari është vëllai i gruas së Ejup Kamberit. Ka thënë se kjo është e rastësishme. E ka mbrojtur punën e tij duke thënë se ka dhënë dënim meritor, derisa ka shpjeguar se në Klinë ishte dërguar nga EULEX-i, ngase gjyqtarët e atjeshëm ishin të përjashtuar nga rasti për shkak se të gjithë kishin vendosur për paraburgimin e të akuzuarit dhe, sipas ligjit, nuk u lejohet që në fazën e gjykimit të jenë gjyqtarë.

Gazeta ka siguruar shumë dëshmi për komunikimet mes të zyrtarëve të EULEX-it. Në to konfirmohet se ata kanë qenë të njoftuar me dyshimet për korrupsion, nepotizëm si dhe punësim të shumë prokurorëve pa i plotësuar kushtet elementare dhe në kundërshtim me ligjin.

Rreth dy milionë katalonjas të dielën kanë hedhur votat e tyre në votimin simbolik për pavarësi në Katalonjë, më 9 nëntor. “Konsultimi i qytetarëve” është mbajtur pas pengesës ligjore që ka vënë qeveria e Madridit për një referendum më formal, të cilin e kishin kërkuar liderët e Katalonjës. Qeveria spanjolle ka deklaruar se Katalonja, e cila përbën rreth 16 për qind të popullsisë së Spanjës, nuk mund të vendosë për

diçka me të cilën preket Spanja në tërësi, pasi që një gjë të tillë nuk e lejon kushtetuta. Politikanët katalonjas ndërkaq kanë thënë se qëllimi i tyre është pjesëmarrja e një numri sa më të madh të qytetarëve, në mënyrë që Spanja të nxitet për të negociuar për një autonomi më të madhe tatimore e politike, apo madje edhe të bindet për ta pranuar një referendum zyrtar për pavarësi në të ardhmen. (Foto: Reuters)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.