53

Koha Ditore - - ARBËRI -

Sot bëhen 53 ditë prejse u ndërpre seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Bllokimi i shtetit vazhdon. Rrugëdalja nuk shihet. cila paralajmëroi liderët se gjenden pranë një dështimi të madh, bëri që blloku opozitar të heqë dorë përfundimisht nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Megjithëkëtë blloku ka marre garanci se do t’i jepet e drejta herën e dyte nga presidentja për mandatarin e Qeverisë. Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se blloku VLAN duhet ta bindë presidenten dhe partnerët ndërkombëtarë se është në gjendje ta formojë një qeveri stabile, e cila do të ketë kapacitete për t’u ballafaquar me sfidat e mëdha ekonomike dhe sociale, por edhe me situatën pas formimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte, si dhe vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë.

“Gjithashtu blloku VLAN do të duhej të gjente mundësi që brenda koalicionit t’i akomodojë kërkesat e lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe të Listës Serbe, sepse vetëm në këtë mënyrë do të garantonte qëndrueshmërinë e shumicës parlamentare”, ka thënë ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.