Fabrika e Tubave shet pajisje – Sindikata thotë të rejat, menaxhmenti të vjetrat

Koha Ditore - - ARBËRI - Afrim Demiri

FERIZAJ, 9 NËNTOR – Akuzave të kryetarit të Sindikatës së Fabrikës së Tubave në Ferizaj, Ali Azemi, se ka nisur çmontimi dhe shitja e makinerisë së kësaj fabrike në Maqedoni, u është përgjigjur menaxhmenti me një deklaratë, ku thotë se nga fabrika po hiqen vetëm pajisjet e vjetra.

Megjithatë Azemi ka deklaruar se në bazë të dhënave që Sindikata ka mbledhur nga punëtorët që vazhdojnë të punojnë ende aty, bëhet fjalë për repart të ri.

“Është e vërtetë se komplet makineria e repartit të ri të fabrikës është duke u çmontuar dhe është duke u bartur, këtë e kanë konfirmuar më se 25 punëtorë që janë brenda”, ka thënë ai. “Menaxhmenti i tashëm i Fabrikës ka angazhuar rreth 20 maune që po e kryejnë transportin, edhe madje gjatë natës”.

Azemi ka paralajmëruar se Sindikata gjatë ditëve në vijim do të protestojë.

“Kjo është në kundërshtim të plotë me rregullat. Fabrika është privatizuar me ‘spin-off special’ dhe nuk ka kaluar nëpër një proces të falimentimit dhe në këto rrethana nuk guxon që asnjë makinë e saj të shitet”, ka deklaruar Azemi.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar menaxhmenti i fabrikës IMK, Pipe Factory L.L.C. , duke thënë se ato kanë keqinformuar opinionin publik me qëllim të krijimit të hutesës.

“Makineria për saldimin spiral të tubave, pronë e fabrikës IMK, nuk është shitur dhe e njëjta prodhon pa asnjë ndërprerje sasitë e kontraktuara në treg”, thuhet në deklaratë. Aty sqarohet se cilat pajisje po largohen nga fabrika. “Një pjesë e makinerisë së vjetër të repartit për prodhimin e tubave me saldim drejtvizor, për shkak të mospërshtatjes në programin zhvillimor, të defekteve të pariparueshme, të vjetërsisë së makinerisë, dhe për shkak të pamundësisë për ta rikthyer në prodhim, është duke u shitur në mënyrë që të krijohet hapësirë për t’u zëvendësuar me makinerinë e re për përpunimin dhe prodhimin e profileve të çelikut”.

Sipas zyrtarëve të fabrikës, tashmë “makineria e re është porositur dhe ajo do të sillet nga Italia brenda pak muajsh dhe me t’u vendosur në repartin e fabrikës do të hapet mundësia për punësimin e 150 punëtorëve të rinj”.

© KOHA Ditore

PRISHTINË, 9 NËNTOR - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, kanë folur në Tetovë për situatën politike në Kosovë e Maqedoni, për bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Shkupit, sikurse edhe për projektet konkrete që do të afronin edhe më tepër qytetarët.

Kryetari Ahmeti foli për rëndësinë që ka rruga midis Shkupit dhe Bllacës, kalimi i kufirit vetëm me letërnjoftime nga qytetarët e dy vendeve, por edhe vendosja e pikave të përbashkëta kufitare dhe doganore, si dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare.

“Pala kosovare është e interesuar që sa më shpejt të firmoset

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.