Shqiptarët bëhen boshnjakë për t’u pranuar në Mjekësi

Koha Ditore - - ARBËRI -

Xhezair Murati, nga partia boshnjake “Vakat”, ka thënë se dallaveret në regjistrime janë bërë përmes falsifikimit të dokumenteve, ku shqiptarët janë paraqitur si boshnjakë, përmes disa vërtetimeve që nuk dihet se si janë marrë. Por ai ka thënë se fakultetet shumë lehtë kanë mundur ta verifikonin përkatësinë etnike të kandidatëve, duke shikuar arsimimin paraprak të kandidatëve. Rektorati thotë se “këto duhet t’i hetojë Prokuroria”. Në MASHT pohojnë se të gjithë kanë të drejtë ta ndërrojnë

përkatësinë etnike kurdo që duan

Deklarata të njëjta si Murati ka dhënë për gazetën edhe Duda Balje, deputete e nomenklaturës së kaluar të Kuvendit dhe e kësaj tani.

Ajo ka thënë se boshnjakët së shpejti do t’iu drejtohen organeve të drejtësisë për të zbuluar se si u bë që njerëzit të futeshin në lista të studentëve në emër të komuniteteve.

“Problemi është se shqiptarët kanë arritur të marrin vërtetime se janë boshnjakë, apo edhe të minoriteteve të tjera, dhe askush nuk është lodhur që të vërtetojë përkatësinë e tyre etnike të vërtetë”, ka thënë Balje.

Ajo disa herë ka përmendur se “ne nuk kemi mbiemra që janë në listat e të pranuarve në Fakultetin e Mjekësisë”. Sipas saj, dhjetëra studentë janë pranuar në UP përmes falsifikimit të dokumenteve të përkatësisë etnike.

I kontaktuar nga gazeta, Usmen Baldži, zëvendësministër i Arsimit, i cili i takon minoritetit boshnjak dhe i cili është apostrofuar nga Murati, se është vënë në dijeni për dyshimet rreth falsifikimeve, ka thënë tani për gazetën se Ministria nuk ka asgjë në dorë për sa i përket regjistrimit të studentëve në UP.

“MASHT-i vetëm i ndan vendet, ne nuk i pranojmë studentet, nuk i bëjmë komisionet e as nuk i bëjmë vlerësimet. Kështu që Ministria nuk ka dorë në pranimin e studentëve dhe nuk është adresa e duhur për ankesa të këtij lloji”, është shprehur Baldži.

Ai ka thënë se Ministria po ashtu nuk është adresa e duhur as për t’u marrë me dyshimet për falsifikimin e dokumenteve, duke thënë se ato lëshohen nga zyrat e komuniteteve, por, sipas tij, duhet pasur kujdes edhe në këto akuza, pasi që “qytetarët kanë të drejtë të ndërrojnë përkatësitë e tyre fetare kurdo që të duan”.

E drejtues të Rektoratit të UP-së kanë thënë për gazetën se në këtë rast nuk mund të bëjnë asgjë, pasi që vërtetimi i dyshimeve rreth falsifikimit të dokumenteve është punë e Prokurorisë.

“Të gjitha dyshimet për falsifikime dokumentesh, e që në këtë rast edhe ato për përkatësitë etnike, janë çështje e Prokurorisë, jo e jona. Prandaj ne nuk mund të bëjmë asgjë në këtë rast, pasi që studentët janë pranuar në bazë të dokumenteve që janë sjellë me vulë dhe nënshkrim, si dhe të provimit pranues”, ka thënë shkurt për gazetën Adem Beha, këshilltar i rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu

Testet e provimit pranues për komunitete vetëm në gjuhën shqipe

Ndryshe, Murati dhe Balje kanë thënë se gjatë ankesave që kanë bërë kandidatët për studentë nga radhët e boshnjakëve që kanë mbetur pa u regjistruar u ishte thënë se “ju nuk e keni kaluar provimin pranues”.

Sipas tyre, edhe po të ishte ky arsyetim i qëndrueshëm, prapë faji qëndron në atë se testet kanë qenë në gjuhën shqipe e jo në gjuhën e komuniteteve dhe mund të ketë pasur pyetje vështirë të kuptueshme për ata që paraprakisht nuk janë shkolluar në gjuhën shqipe.

“Kandidatët nga bashkësia boshnjake kanë qenë të detyruar që testin pranues ta japin në gjuhën joamtare – në gjuhën shqipe, me çka është shkelur në mënyrë flagrante e drejta e tyre themelore pasi që ata arsimimin e mëparshëm e kanë përfunduar analogjikisht me të drejtat e tyre, në gjuhën amtare, atë boshnjake”, ka thënë Murati.

Gazeta ka kontaktuar edhe Zyrën e komisionerit për gjuhët, që funksionon në kuadër të Zyrës së kryeministrit, për të kërkuar sqarime nëse mospërkthimi i testeve të provimeve pranuese në gjuhët e minoriteteve përbën shkelje ligji.

Slavisha Mladenoviq, komisioner për gjuhët, ka thënë për gazetën se Zyra e komisionerit për gjuhët merret me zbatimin dhe monitorimin e Ligjit për gjuhët nr.02/L-37. Pastaj ai ka parafrazuar nenin 23 për arsim të lartë, ku thuhet : Gjuhët zyrtare të Kosovës janë gjuhë parësore të mësimit në universitete përmes akteve të tyre. Rregullat dhe detajet e përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe të çdo gjuhe tjetër në programet arsimore përcaktohen nga universitetet përmes akteve të tyre.

“Kjo do të thotë se universitetet i rregullojnë përmes statuteve të tyre këto çështje”, duke rekomanduar se për këtë mund të konsultohet Ministria e Arsimit”.

I pyetur nëse do të duhej që testet e provimit pranues në UP të jenë edhe në gjuhën e minoriteteve, Mladenoviq ka thënë se kjo varet nga statutet e universiteteve.

“Ekzistojnë disa universitete në Kosovë që studentët e komunitetit joshumicë boshnjak në disa drejtime studiojnë në gjuhën boshnjake. Dhe ne inkurajojmë të pakënaqurit të ankohen tek Zyra jonë, dhe nëse këto ankesa bien nën juridiksionin e Zyrës, ne i marrim masat e nevojshme”, ka thënë shkurt Mladenoviq.

Ndërkaq në Statutin e UP-së nuk përmendet askush nëse testet e provimeve pranuese duhet të përkthehen ose jo në gjuhën e komuniteteve, edhe atëherë kur bëhet fjalë për vendet e tyre të rezervuara.

Neni 141 i Statutit, ku flitet për “Gjuhën e studimeve”, thuhet se “Universiteti organizon studimet në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera zyrtare të Kosovës”.

Pika 2 e këtij neni sqaron se me vendimin e Senatit, në propozim të këshillit të njësisë akademike ligjëratat mund të mbahen edhe në gjuhë të tjera. Kurse në pikën 3 shkruan se “me propozimin e këshillit të njësisë akademike, Senati mund të vendosë nëse programet e studimit do të ofrohen ekskluzivisht në gjuhë të huaj po qe se ka argumente përkatëse (promovimi i këmbimit akademik, situata në tregun e punës, interesi i studentëve, orientimi akademik i mësimdhënësve) që i përkrahin këto masa dhe që e favorizojnë zhvillimin akademik të Universitetit”.

Por zyrtarë të Rektoratit kanë premtuar se vitet e ardhshme testet e provimeve pranuese do të përkthehen edhe në gjuhën amtare të minoriteteve, pasi që deri tani ato nuk janë përkthyer ndonjëherë.

“Ne kemi biseduar edhe me zyrtarë të MASHT-it dhe kemi vendosur që ato të përkthehen viteve të ardhshme, pasi që nuk është ndonjë problem i madh ky”, ka thënë Beha. ndryshme, ndërkohë që edhe pjesëtarë të KFOR-it kanë pasur vizita të herëpashershme.

Në anën tjetër, drejtori i DUPH-it, Nijazi Kryeziu, ka theksuar se nuk mërzitet për asnjë padi, pasi që ka vepruar konform ligjit dhe udhëzimeve të MMPH-së. “Shqyrtimi i lëndës është bërë konform kërkesës së MMPH-së”, ka thënë Kryeziu.

©KOHA Ditore

Objekti i pushimores për jetimët në Prevallë “Kulla e Jetimit” do ta ketë të pamundur që ta ushtrojë veprimtarinë e deritanishme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.