“Kulla e Jetimit”, institucion që bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës

Koha Ditore - - ARBËRI - Fisnik Minci

PRIZREN, 9 NËNTOR – Objekti i pushimores për jetimët në Prevallë, që njihet me emrin “Kulla e Jetimit”, edhe nëse nuk rrënohet, nuk do ta ketë mundësi ta ushtrojë veprimtarinë e deritanishme për afat të pacaktuar. Kjo për shkak se autoritetet e Ministrisë së Administratës Publike kanë pezulluar veprimtarinë e OJQsë “Kalliri i Mirësisë”, në kuadër të cilës funksiononte edhe “Kulla e Jetimit”. Departamenti për OJQ-të në MAP, në shtator të këtij viti, pati vendosur për pezullimin e aktivitetit të kësaj shoqate, që do të vlejë deri në një vendim tjetër, pasi organet kompetente të sigurisë kanë parashtruar një kërkesë të tillë, duke u bazuar në informacionet se ekziston dyshimi i bazuar se veprimtaria e “Kallirit të Mirësisë” nuk përkon me rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës dhe me të drejtën ndërkombëtare, përkatësisht ka shkelje të normave juridike të statutit në bazë të të cilit është regjistruar.

Vendimi i marrë, muaj më parë, nga Departamenti për OJQ-të në MAP për pezullimin e veprimtarisë së “Kallirit të Mirësisë” është konfirmuar edhe nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të OJQ-ve në kuadër të MAP-it. “Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave të OJQ-ve pas shqyrtimit të ankesës dhe shkresave të tjera të lëndës ka kon- statuar se Departamenti i OJQ-ve në pajtim me nenin 18 të Udhëzimit Administrativ 02/2014 ka nxjerrë vendim mbi pezullimin e veprimtarisë së OJQ “Kalliri i Mirësis딓, thuhet në vendimin me të cilën është refuzuar si e pabazuar ankesa e “Kallirit të Mirësisë”. Aty është sqaruar se ndaj këtij vendimi OJQ-ja në fjalë mund të iniciojë konflikt administrativ pranë organeve të gjyqësorit.

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Kalliri i Mirësisë”, Kemajl Jonuzi, ka kundërshtuar veprimet e organeve të MAP-it, sepse, sipas tij, ato nuk i kanë përfillur dispozitat ligjore që janë në fuqi. “Vendimi është marrë në bazë të shkeljeve të Ligjit mbi Procedurën Administrative, neni 37, sepse paraprakisht vendimit nuk i ka paraprirë ndonjë procedurë administrative, por ai është marrë vetëm në bazë të dyshimeve të paverifikuara dhe të padokumentuara. Vendimi nuk bazohet në asnjë provë relevante”, ka thënë Jonuzi. Sipas tij, edhe Ligji për Lirinë e Asociimit në OJQ nuk përmban dispozita të cilat përkufizojnë pezullimin e OJQ-ve, por vetëm për regjistrimin e tyre. Ndërkohë, thirrja në nenin 18 të UA 02/2014, sipas Jonuzit, nuk mund të jetë mbështetje ligjore për vendimin e MAP-it.

“UA-ja nxirret vetëm për mënyrën e zbatimit të ligjit dhe jo që të zëvendësojë ligjin. Dispozita e nenit 18, paragrafi 1 i UA-së ka të bëjë me dispozitë ligjore që është dashur të inkorporohet në ligj. Prandaj vendimi i marrë në bazë të UA-së nuk ka mbështetje ligjore”, ka deklaruar ai.

Përpos këtij vendimi, drejtuesit e “Kallirit të Mirësisë” po përballen edhe me aktvendimin e Drejtorisë së Urbanizimit të Komunës së Prizrenit që ka urdhëruar rrënimin e pushimores “Kulla e Jetimit” në Prevallë, për shkak të ndërrimit të destinimit të objektit.

Ditë më parë, Jonuzi ka paralajmëruar padi ndaj drejtorit të Urbanizimit të Prizrenit, Nijazi Kryeziu, për shpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të nxjerrjes së aktvendimit për rrënimin e këtij objekt, për arsye se konsideron se zyrtari komunal ka shpërfillur autoritetin e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor.

“Komuna e Prizrenit nuk është kompetente që pas marrjes së kompetencave nga MMPH-ja të lëshojë leje apo të marrë vendime për rrënim për lokacionin e Prevallës”, ka deklaruar ai, duke shtuar se ankesën ia ka drejtuar edhe MMPHsë, por nuk ka marrë përgjigje. Ai ka rikujtuar se MMPH-ja në kuadër të angazhimit për vendosjen e rregullit urbanistik në Prevallë ka urdhëruar “Kallirin e Mirësisë” që të bëjë rrënimin e objekteve që kanë pasur tejkalime, gjë që edhe është bërë. “Aktvendimi i DUPH-it është kryekëput politik dhe ka të bëjë me aksionin ndaj grupeve ekstremiste islamike. “Kalliri i Mirësisë” nuk ka të bëjë asgjë me grupet islamike, pasi tërë veprimtarinë e zhvillon në mënyrë publike, e cila edhe mund të kontrollohet”, është shprehur Jonuzi, duke shtuar se aty kanë qëndruar myslimanë e jomyslimanë, por edhe njerëz të etnive të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.