Viti akademik nis me probleme, UP-ja flet për rregulla të reja

Koha Ditore - - ARBËRI - Salie Gajtani

PRISHTINË, 6 NËNTOR – Universiteti i Prishtinës po përgatitet të nisë vitin e ardhshëm akademik me një mori rregullash të reja, përmes të cilave po pretendohet t’u vihen “vijat e kuqe” procesit të regjistrimit të studentëve, regjistrimit të semestrave dhe afateve të provimeve. Ky vit akademik, nën menaxhimin e po këtij menaxhmenti që flet për ndryshime, ka filluar jashtë afatit zyrtar dhe me shumë probleme. Ai ka nisur me vonesë prej afro dhjetë ditësh dhe ende pa përfunduar procedurat e afatit të dytë për pranimin e afro 3 mijë e 200 studentëve të rinj, për të cilët kishte ende vende të lira në UP.

Burime të “Kohës Ditore” brenda UP-së bëjnë të ditur se, bazuar në rregullat që janë përgatitur në formë të vendimit, në UP më nuk do të ketë studentë të regjistruar pas muajit shtator. Viti akademik nuk do të mund të regjistrohen më pas

Disa nga rregullat për të cilat kanë bërë ditur burime të gazetës, janë ato se në UP më nuk do të ketë studentë të regjistruar pas muajit shtator, viti akademik nuk do të mund të regjistrohet më pas datës 30 shtator, kushti për vitin vijues akademik, po ashtu nuk do të mund të fitohet pas datës 25 shtator, etj. Ky vit akademik, nën menaxhimin e po këtij menaxhmenti që flet për

ndryshime, ka filluar jashtë afatit zyrtar dhe me shumë probleme

datës 30 shtator. Kushti për vitin vijues akademik, po ashtu nuk do të mund të fitohet pas datës 25 shtator, studentët e vitit të parë nuk mund ta regjistrojnë në vitin e dytë nëse kanë më shumë se një provim të pakaluar. Kurse, ata të viteve pasardhëse, nuk mund ta regjistrojnë vitin vijues nëse në vitin paraprak kanë më shumë se dy provime të pakaluara. Pos tri afateve të rregullta, UP-ja do të ketë edhe dy afate shtesë-plotësuese, afatin e prillit dhe të nëntorit, por në to studentët mund të hyjnë vetëm në një provim. Ndërsa, provimet e afatit të nëntorit më nuk mund të llogariten për fitimin e kushtit.

Sipas burimeve të gazetës brenda UP-së, këto rregulla do të dalin për miratim në mbledhjen e ardhshme të Senatit të UP-së, e cila pritet të mbahet në fillim të kësaj jave.

Ndërkaq, hartimin e tyre e ka konfirmuar për gazetën edhe Adem Beha, këshilltar i rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu.

“Ne kemi përgatitur disa vendime të reja rreth kushteve të regjistrimit të vitit shkollor, afateve të provimeve dhe limitet e SEMS-it”, është përgjigjur shkurt Beha, për gazetën.

Ai nuk ka dashur të komentojë më tepër në lidhje me këto rregulla, por vetëm ka thënë se “ato do të bëhen të plotfuqishme pas miratimit në Senat dhe kanë për qëllim vënien e një rregulli në UP, për sa u përket afateve që duhen respektuar gjatë studimeve”.

Beha ka thënë se të gjitha këto rregulla parashihen edhe me Statut dhe nuk ka asgjë të jashtëligjshme, përveç dy afateve plotësuese, që tashmë legjitimohen.

Sipas tij, UP-ja është detyruar t’i marrë këto masa, meqë këtë vit akademik gjithçka ka filluar me vonesë.

Por, burime të gazetës thonë se njëra nga arsyet pse “janë vënë rregulla të reja” është fakti se Statuti nuk është respektuar në shumë pika.

Sipas tyre, deri tani për të zënë kushtin e vitit vijues të studimeve, është përdorur edhe afati i tetorit, dhe kjo madje ka ndodhur edhe në këtë semestër, pastaj nuk janë respektuar afatet për regjistrimin e studentëve, e as për pagesën e semestrave.

“Ka pasur studentë që në UP, pothuajse në të gjitha fakultetet janë regjistruar edhe në nëntor-dhjetor e madje edhe në janar, në UP. E këtë më nuk do ta lejojë vetë sistemi elektronik për studentët-SEMSi”, ka thënë burimi i gazetës.

Bazuar në dy vendimet e përgatitura për Senat, rezulton se “sistemi elektronik i menaxhimit të administratës së studentëve do të mbyllet për futje të notave më 27 shtator, kurse ndryshimi eventual i notës, sipas ankesave të studentëve, mund të bëhet më së largu deri më 30 shtator”. Kjo i jep fund përfundimit të një viti akademik në UP dhe fillimit të vitit të ri. Ndërkohë, që një sërë rregullash të tjera janë vënë në vendim edhe sa u përket të drejtave për stu- dentët që humbin vitin, pasi që atyre më nuk do t’u lejohet që vitin ta përsërisin më shumë se njëherë.

Megjithatë, ky edhe ky vit akademik, jo vec vitet e kaluara, ka filluar jashtë afatit zyrtar dhe me shumë probleme. Në fakt, dita e parë e fillimit të vitit të ri akademik në UP, njëkohësisht ishte edhe dita e fundit e afatit të dytë për regjistrimin e studentëve në këtë Universitet.

Hapja e konkursit për afatin e dytë të studimeve është shtyrë për gati një muaj, pasi që fillimisht Rektorati i UP-së ka pasur punë në konsolidimin e vet pas zgjedhjes së strukturës së re menaxheriale. E pastaj, kjo strukturë është kontestuar nga një grup studentësh, të cilët kanë bërë që dy herë radhazi të pengojnë mbajtjen e mbledhjes së Senatit, ku duhej vendosur shpallja e konkursit për regjistrimin e studentëve në afatin e dytë në UP.

© KOHA Ditore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.