Në Zvicër rritet papunësia

Koha Ditore - - BOTË -

BERNË, 9 NËNTOR - Shkalla e papunësisë në Zvicër në tetor u rrit me 0.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe tani është rritur në 3.1 për qind, njofton Sekretariati i Shtetit për Ekonominë (SECO).

Në fund të tetorit të këtij viti në entet për punësim janë regjistruar 132.397 të papunë, apo 2.432 më shumë se në fund të shtatorit, thuhet në komunikatë.

Papunësia në mesin e të rinjve të moshës 15 deri 24 vjeç është zvogëluar në 3.9 për qind, në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, ka bërë të ditur SECO.

Shkalla e papunësisë në këtë kategori në tetor arriti në 3.3 për qind, krahasuar me 3.5 për qind të muajit shtator dhe 3.4 për qind të muajit tetor 2013.

Papunësia ka mbetur relativisht më e qëndrueshme. Në fund të tetorit ishin 21.287 persona të regjistruar pa punë për më shumë se një vit, që është rreth 394 persona më pak se një muaj më parë, por 132 më shumë se në muajin tetor të vitit të kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.