Nisën negociatat bërthamore për Iranin

Koha Ditore - - BOTË -

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, këshilltarja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, janë takuar në Oman, për të biseduar rreth programit bërthamor të Republikës Islamike.

Në prag të bisedimeve joformale, kryenegociatori i Iranit, Abbas Araghchi, ka thënë se vendi i tij është i etur për të arritur marrëveshje dhe ka shfaqur besimin se ajo mund të nënshkruhet para afatit të 24 nëntorit.

Fuqitë perëndimore duan që Irani të frenojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore dhe nuk synon krijimin e armës atomike. Raundi final i negociatave do të mbahet në Vjenë, më 18 nëntor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.