U arrestua “Al Kapone” i Serbisë

Koha Ditore - - BOTË -

BEOGRAD, 9 NËNTOR (B92) - Dragoslav Kosmajac, i cilësuar si narkodileri më i madh i Serbisë, është arrestuar në shtëpinë e vet në Beograd, ka bërë të ditur të dielën ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Përveç Kosmajacit janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen se ishin bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprave penale.

Siç raportojnë mediet e Beogradit, katër prej tyre janë arrestuar në Mitrovicën e Sremit.

Ministri i Brendshëm ka thënë se Kosmajac dyshohet për pesë vepra penale, nga nxitja për kryerje veprash penale, deri te fshehja e tatimit. Kosmajac konsiderohet si Al Kapone i Serbisë dhe i Ballkanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.