Obama, fajtor për disfatën e demokratëve

Koha Ditore - - BOTË -

WASHINGTON, 9 NËNTOR (REUTERS) – Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka marrë përgjegjësinë për disfatën e rëndë të demokratëve në zgjedhjet e javës së kaluar për Kongres.

“Jemi mposhtur. Unë e bart përgjegjësinë për humbjen. Dhe unë, si kryetar i partisë, duhet që ta marr përsipër përgjegjësinë sa herë që ajo nuk kalon mirë”, ka deklaruar Obama në intervistën dhënë televizionit amerikan, CBS.

Republikanët të martën e javës së kaluar e morën kontrollin mbi Senatin amerikan, duke e rritur epërsinë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe duke marrë nga demokratët poste guvernatorësh në shtetet kryesore amerikane.

“Porosia që kam marrë në këto zgjedhje dhe këtë gjë e kemi parë disa herë nëpër zgjedhjet e njëpasnjëshme është se njerëzit duan që ky

“Jemi mposhtur. Unë e bart përgjegjësinë për humbjen. Dhe unë, si kryetar i partisë, duhet që ta marr përsipër përgjegjësinë sa

herë që ajo nuk kalon mirë”, ka deklaruar Obama në intervistën dhënë televizionit amerikan, CBS

vend të funksionojë”, ka thënë presidenti amerikan.

“Ata e kanë përshtypjen se nuk po funksionon”, ka theksuar Obama, duke shtuar se në SHBA ka ardhur deri tek “mossuksesi i politikës”.

Ai po ashtu e ka përsëritur premtimin se do të shfrytëzojë kompetencat e veta ekzekutive për reformimin e sistemit të imigrimit, po qe se republikanët miratojnë ligjin për imigrim deri në fund të vitit.

Obama u kishte thënë liderëve të Kongresit të premten se do të mundohet të heqë disa prej kufizimeve mbi imigrantët e padokumentuar, me gjithë paralajmërimet e republikanëve se veprimet e tilla do të ishin “flamur i kuq para një demi”.

Në intervistë Obama tha se ai kishte shikuar Senatin se si nxori një ligj për reformimin e imigrimit të miratuar nga të dyja partitë, por i cili u refuzua nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner.

Obama tregoi se ai i kishte thënë Boehnerit se po qe se ligji nuk finalizohet deri në fund të vitit, atëherë Shtëpia e Bardhë do të ndërmerrte hapa për përmirësimin e sistemit.

“Të gjithë pajtohen se sistemi i imigrimit është jofunksional. Dhe ne po flasim tashmë sa vjet se ai duhet përmirësuar”, ka thënë Obama në intervistë. Kufiri amerikan duhet që të sigurohet, sistemi i imigrimit të ligjshëm duhet të jetë më efikas, derisa duhet të ketë një shteg për sigurimin e statusit për 11 milionë emigrantë të padokumentuar.

“Nuk kemi kapacitete për deportimin e 11 milionë njerëzve – të gjithë pajtohen për këtë gjë”, ka thënë ai.

Obama ka insistuar se ai nuk donte që përmes kësaj gjëje republikanëve t’ua jepte porosinë se koha ka kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.