Frika nga një pushtim i fshehtë rus

Koha Ditore - - BOTË -

KIEV, 9 NËNTOR - Njoftimet për futjen e rusëve në Ukrainë duket se e kanë vënë Kievin në lëvizje dhe autoritetet e këtij shteti janë duke i kërkuar ndihmë Berlinit.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka bërë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa e ka akuzuar Moskën për “shkelje brutale të ligjit ndërkombëtar”. Ai ka thënë se “Ukraina ndodhet përballë një zmbrapsjeje të papritur nga qëndrimi i deritanishëm i Moskës dhe mundësisë së përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës”.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka bërë një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel,

ndërsa e ka akuzuar Moskën për “shkelje brutale të ligjit ndërkombëtar”

Për Poroshenkon, një veprim i tillë i rrezikon seriozisht përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit të dhunshëm mes rebelëve prorusë dhe forcave ukrainase. Merkel, nga ana e saj, është shprehur “thellësisht e shqetësuar” nga raportet e lëvizjeve të reja të trupave ruse në rajon.

“Associated Press” ka raportuar se mbi 80 automjete ushtarake, të pashënuara, janë parë të lëvizin nëpër pjesët lindore të Ukrainës, që kontrollohen nga separatistët prorusë. Korrespondentët e kësaj agjencie kanë bërë fotografi dhe video të tre kolonave të makinave të armatosura dhe të pajisjeve të tjera ushtarake: një pranë qytetit Donjeck dhe dy pranë Snizhnes. AP-ja thotë se disa kamionë kanë bartur trupa. Këtë gjë e kanë raportuar këtë të premte edhe zyrtarët e sigurisë së shtetit të Ukrainës. Konkretisht, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë paraqiti edhe shifra konkrete. Sipas Andriy Lysenkos, në rajonet e kontrolluara prej separatistëve kanë hyrë 32 tanke, 16 sisteme artilerie dhe 30 kamionë. Të shtunën, Ukraina ka thënë se pesë ushtarë të Kievit janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve në 24 orët e fundit në Donjeck. Nga ana tjetër, Rusia ka mohuar pretendimet e tilla.

Vetëm dy muaj më parë, midis vështirësive të mëdha, u arrit kompromisi mes administratës së Kievit, Kemlinit, BE-së dhe krerëve separatistë. Ai erdhi në formën e një armëpushimi që nuk u zbatua kurrë rreptësisht, pasi gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur raporte për sulme të shkurtra apo bombardime sporadike. Megjithatë, përballja e plotë në shkallë të gjerë, sidomos në vijën e frontit ishte shmangur, ndërsa zhvillimet e fundit po ushqejnë frikën e një rikthimi të luftimeve në nivelet e përpara marrëveshjes së arritur në Minsk, më 5 shtator.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ndërkaq ka thënë se SHBA-ja dhe Rusia ranë dakord që të shkëmbejnë informacion për zhvillimet në Ukrainë. Kerry u tha gazetarëve në një takim të APEC-ut në Pekin të shtunën se me gjithë mosmarrëveshjet për disa fakte për ngjarjet në Ukrainë, Uashingtoni dhe Moska do të shkëmbejnë disa informacione “lidhur me këto ngjarje”. Për sa u takon sanksioneve kundër Rusisë, kryediplomati amerikan ka deklaruar se vendimet që do të marrë Moska lidhur me Ukrainën, do të përcaktojnë se çfarë ndodh, në këndvështrimin afatgjatë”. Ai tha gjithashtu se shpreson për mundësinë e një marrëveshjeje për armëpushim mes Kievit dhe rebelëve prorusë në kufirin lindor të Ukrainës. bashkiakut të Igualas atëherë, ndoshta masakra kundër studentëve do të ishte shmangur", thotë ajo.

Presidenti Pena Nieto ka humbur besueshmërinë në sytë e saj.

"Qeveria e ka refuzuar ndihmën e komisionit ndëramerikan për të drejtat e njeriut, megjithëse theksonte vazhdimisht se ishte shumë e interesuar për zbardhjen e krimit", thotë Rosas.

Sipas shkrimtarit Hector Aguilar Camin, Meksika gjendet në një udhëkryq.

"Vendi po përjeton një moment ekzistencial", thotë ai. "Shteti është i detyruar të pozicionohet qartë kundrejt krimit të organizuar dhe protestave sociale. Rezultatet e hetimeve në rastin Iguala janë vendimtare për të shmangur një fund tragjik".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.