Meksika në udhëkryq

Koha Ditore - - BOTË -

Pas pranimit të vrasjeve nga pjesëtarë të dyshimtë të mafisë, në rastin e masakrës së Igualas, Meksika po sheh e tmerruar anën e saj më të errët

NEWMEXICO, 9 NËNTOR( DW) - "Qeveria meksikane ka bërë një gabim të rëndë, kur në ditët e para pas masakrës së Igualas u përpoq ta klasifikonte krimin si një problem lokal". Kështu mendon ish-zëdhënësi i qeverisë meksikane, Ruben Aguilar Valenzuela, sociologu, docent në Universitetin Iberoamerikan në Meksikë, i cili kritikon kursin me zigzage të qeverisë. "Besimi ka humbur, populli dyshon në aftësinë e qeverisë për të menaxhuar krizën", thotë ai. Në masakrën në qytetin meksikan, Iguala, në fund të shtatorit, u zhdukën pa gjurmë 43 studentë. Deri tani në rrethinat e Igualas janë hapur 19 varre masive dhe janë arrestuar 74 të dyshimtë, ndër ta edhe kryetari i bashkisë së qytetit dhe gruaja e tij, Jose Luis Abarca dhe Maria de los Angeles Pineda. Të dy dyshohen se kanë urdhëruar arrestimin e studentëve.

Vrasja si rutinë

Më 7 nëntor, prokurori i Meksikës, Jecus Murrillo Karam, për herë të parë informoi publikun për deponimet e të dyshimtëve të arrestuar. Sipas këtyre deponimeve studentët i janë dorëzuar nga policia lokale anëtarëve të kartelit "Guerreros Unidos". Ata më pas i kanë vrarë studentët, trupat i kanë djegur, copëtuar dhe mbetjet i kanë hedhur në lumë.

Deponimet kanë shkaktuar një tronditje të thellë në Meksikë dhe shtangie. "Të arrestuarit flasin para kamerave, me indiferencë, ftohtësi, sikur të mos bëhej fjalë për një krim, por për një transport kafshësh", shkruan gazeta 'El Pais'. "Vrasja masive për ta duket rutinë. Meksika do ta ketë të vështirë t'i harrojë fjalët e tyre."

Sipas vlerësimit të ekspertëve, rasti Iguala do të shkaktojë një tërmet politik në këtë shtet. Masakra nuk ka hedhur në krizën deri tani më të rëndë vetëm qeverinë e presidentit Enrique Pena Nieto, por ajo po trondit edhe themelet e shtetit meksikan.

Rezultatet e deritanishme të hetimeve dëshmojnë lidhje të ngushta mes partive, politikanëve dhe mafisë. Më shumë prej tyre duket se është e prekur partia e majtë PRD e themeluar në 1989, "Partido de la Revolución Democrática". Sipas informacioneve në shtyp, si kryetari i bashkisë së Igualas, ashtu edhe ishguvernatori i shtetit federal Guerrero, Angel Aguirre, janë anëtarë të PRD-së.

Bashkëpunim me kriminelët

"Iguala tregon një dimension të ri", mendon shkrimtari meksikan dhe filozofi Hector Aguilar Camin. "Deri tani ka pasur një lloj bashkëpunimi të institucioneve shtetërore me krimin e organizuar. Tani kemi një situatë ku një zyrtar publik, kryetari i bashkisë së Igualas, konsiderohet vetë si kriminel. Na duhet të pyesim se sa kryetarë të tillë bashkish ka në Meksikë".

Për Amnesty International (AI), masakra e Igualas nuk është një rast i izoluar. "Iguala bën pjesë në një radhë krimesh mizore, që kanë ndodhur vitet e kaluara në Guerrero dhe në gjithë vendin", thotë Erika Guevara Rosas, drejtoreshë e AI-së për Amerikën. "Korrupsioni dhe dhuna kanë qenë gjithnjë të dukshme. Ata që me vetëdije i kanë injoruar, janë bashkëfajtorë në këtë tragjedi", thotë ajo.

Sipas informacioneve të “Amnesty” në Meksikë, në rast krimesh të tilla kapitale, hetimet shpesh janë pezulluar para kohe. Kështu në 2011 janë torturuar dhe vrarë studentë të shkollës bujqësore në Ayotzinapa. Krimi deri sot nuk është zbardhur. Hetimet u pezulluan në maj të vitit 2014. Edhe kryetari i bashkisë së Igualas ka bashkëpunuar në mënyrë aktive në vrasjen e tre aktivistëve që në vitin 2013, thotë Guevara Rosas.

Ajo ngre akuza të rënda kundër autoriteteve hetimore meksikane.

"Nëse do të ishte hetuar rreth akuzave të rënda kundër krye-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.