Gorbachev: Bota në prag të luftës së re të ftohtë

Koha Ditore - - BOTË -

Berlin - Ish-lideri sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka thënë se tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të krizës në Ukrainë, e kanë vënë botën në prag të një lufte të re të ftohtë. Gorbachev i ka bërë këto komente në kryeqytetin e Gjermanisë, ku po zhvillohen ceremoni të ndryshme me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Ai ka akuzuar Perëndimin, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, se janë dhënë pas “triumfalizmit”, pas rënies së bllokut sovjetik. “Në vend që të bëhet udhëheqëse e ndryshimit në një botë globale, Evropa është shndërruar në një arenë të trazirave politike”, ka thënë Gorbachev. Ai u ka sugjeruar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të heqin sanksionet kundër zyrtarëve rusë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.