Dilemat e miqve të Kosovës

Koha Ditore - - VËSHTRIME - Augustin Palokaj

Kohëve të fundit Kosova është përmendur në mediat ndërkombëtare, dhe si rrjedhojë edhe në qarqet politike, për tri gjëra: i pari është EULEX-i dhe dyshimet serioze për korrupsion në këtë mision të Bashkimit Evropian, që është bërë edhe skandali më i madh i BE-së në rajon në njëzet vjetët e fundit. Së dyti është paraliza politiko-juridike e procesit të krijimit të institucioneve të Kosovës, dhe së treti lajmet për të rinj nga Kosova, të cilët kanë shkuar në luftë në Siri, duke marrë me vete edhe fëmijë të vegjël dhe gra. Asnjëra nga këto tri tema nuk është e këndshme për Kosovën dhe asnjëra nuk mund t’i ndihmojë Kosovës që të realizojë disa aspirata të saja, siç janë ndërtimi i një shteti funksional demokratik, nisja në rrugën e integrimeve evropiane, liberalizimi i vizave dhe nxitja e investimeve të huaja, të cilat do të mund të ndihmonin në krijimin e kushteve për një zhvillim më të madh ekonomik që do të pasonte me rritjen e vendeve të reja të punës dhe zvogëlimin e varfërisë së skajshme, e cila e ka kapluar një pjesë të mirë të popullit të Kosovës.

Nuk ka investime aty ku dominojnë politikanët e paaftë dhe të dyshuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, aty ku Gjykata, e deri tek ajo Kushtetuese, dyshohet se janë në shërbim të strukturave politike dhe aty ku edhe misioni i BE-së dyshohet se në radhët e veta, në nivel më të lartë, ka njerëz të dyshuar për korrupsion dhe strukturat e këtij misioni deri më

Tash e një kohë të gjatë ata që i quajmë miq të vërtetë të Kosovës po përballen me dilemat se si të vazhdojnë të mbështesin Kosovën dhe kjo të mos kuptohet si mbështetje për disa politikanë të korruptuar dhe të paaftë të Kosovës. Një dilemë e njëjtë është edhe për ata që kanë mbështetur fuqishëm EULEX-in dhe e kanë mbrojtur nganjëherë nga kritikat për mosefikasitet, por tash nuk duan të heshtin ndaj gabimeve të këtij misioni. Më e rrezikshmja për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte sikur këta

të thoshin se ”nuk ia vlen më” dhe të mos angazhoheshin fare më për Kosovën

tash kanë dështuar që të dëshmojnë se nuk do të tolerojnë gjëra të tilla. Dhe krejt kjo madje në një kohë kur të rinjtë e Kosovës gjithnjë e më shumë po e humbin shpresën për të ardhmen e tyre dhe një pjesë e tyre në këso rrethanash bien viktimë e propagandave të ndryshme qoftë nga ekstremistët, qoftë nga ata që u ofrojnë mundësi të largimit nga Kosova duke i mashtruar se mund të marrin azil në ndonjë vend të BE-së.

Po të mos ishin këto tri tema që përmendëm më lart, skandali i EULEX-it, kriza institucionale dhe problemi serioz i shkuarjes së disa të rinjve në Siri, Kosova nuk do të përmendej shumë në mediat e huaja. Kjo në një mënyrë do të ishte mirë, sepse do të thoshte se nuk ka diçka shumë të keqe në Kosovë për t’u përmendur. Por nga përvoja jemi mësuar se kur një vend nuk përmendet nga mediat, ai vend harrohet edhe në agjendat e bashkësisë ndërkombëtare. Nuk e mbaj mend për shembull se kur ka qenë Kosova temë e ndonjë takimi të lartë në BE e të mos jetë folur vetëm për dialogun me Serbinë apo vetë praninë e BE-së në Kosovë. Më përjashtim të përmbylljes së negociatave për një Marrëveshje stabilizim-asociimi me Kosovën, që më shumë kanë qenë negociata teknike dhe tregtare, nuk ka asnjë hap konkret në atë që quhet agjendë evropiane e Kosovës. Procesi i liberalizimit të vizave jo vetëm se nuk ka shkuar aq shpejt sa kanë premtuar me optimizëm liderët e Kosovës, por ka shkuar edhe më ngadalë sesa që kishin parashikuar edhe ata që quheshin pesimistë kur tërhiqnin vërejtjen se nuk do të ketë heqje vizash shpejt (për shembull se nuk do të hiqen vizat në vitin 2012). Dhe kjo është bërë edhe për shkak se bashkësia ndërkombëtare ka dashur ta testojë se sa në të vërtetë është e gatshme Kosova për të funksionuar me pavarësi të plotë, të pambikëqyrur. Këtu duhet pasur pak rezerva ndaj termit “pavarësi e plotë”, sepse që nga koha kur u sh- pall përmbyllja e mbikëqyrjes ndërkombëtare në Kosovë është rritur roli i Serbisë, përfshirë edhe në çështjet e brendshme të Kosovës, si pasojë e disa rezultateve të deritashme të dialogut në Bruksel. Sot Beogradi ka rol të politikën e brendshme të Kosovës (duke ndikuar në caktimin e datave të zgjedhjeve, pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në to e deri tek përpilimi i listave të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje) dhe në politikën e jashtme të Kosovës (duke vërë kushte se kur dhe sipas cilave formula Kosova mund të marrë pjesë në takimet rajonale dhe ndërkombëtare).

Pra prej kur Kosovës i është hequr, së paku tekstualisht, mbikëqyrja e pavarësisë së saj, ajo nuk është dëshmuar se mund të funksionojë vetë, pa ndërhyrje ndërkombëtare. Edhe tash kur dikujt i duket se u hap rruga për zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve të Kosovës, edhe ky hap u bë pas një fjale të vetme të ambasadores amerikane në Kosovë. Dhe tash të gjithë presin se si do të veprojë bashkësia ndërkombëtare, sepse ajo është e vetmja shpresë se nuk do të lejohet bllokimi i ri i procesit nga ana e PDK-së, e cila me aleatët e saj të koalicionit parazgjedhor është fituese relative e zgjedhjeve, por nuk i ka votat e duhura në Kuvend për të krijuar qeverinë. Deri më tash shumë zyrtarë ndërkombëtarë, në mesin e tyre edhe miq të Kosovës, nuk janë prononcuar publikisht, por privatisht kanë thënë se është e pakuptimtë dhe në bazë të parimeve të demokracisë parlamentare edhe e patolerueshme, që ata të cilët e kanë shumicën e votave në Kuvend të mos lejohen të krijojnë institucionet. Por nuk kanë pasur mundësi këtij parimi t’i dalin në mbrojtje nga rreziku se do të kritikoheshin për mosrespektim të Kushtetutës së Kosovës. Tash thonë se nuk do të ngurrojnë që të porosisin PDK-në se ajo nuk mund ta bllokojë procesin demokratik qoftë edhe nëse ai pro- ces e lë PDK-në në opozitë. Këtu pak rëndësi ka sa është parimor e sa jo koalicioni, i cili prioritet kryesor e ka dërgimin e PDK-së në opozitë dhe çfarë mendimi për këtë koalicion ka dikush në Evropë. Pra prapë edhe ky është një shembull se Kosova është mësuar me kulturën e varësisë nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos kur politikanëve të caktuar u ka shkuar për shtati qëndrimi i atyre që në Kosovë quhen si “ndërkombëtarë”.

Ka shumë miq të Kosovës ende dhe ka edhe shumë të tillë që miqësinë e kanë të sinqertë dhe pa interes. Ata vazhdojnë të kërkojnë sa më shpejt heqjen e vizave për Kosovën. Vazhdojnë të insistojnë që shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë sa më parë. Vazhdojnë të kërkojnë përshpejtimin e rrugës së integrimeve evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë. Por këta miq kur duhet e kritikojnë edhe Kosovën. E kritikojnë kur ajo nuk i përmbush sa duhet kriteret për liberalizim vizash, kur qëllimisht nuk e bën reformën zgjedhore, kur politizon gjyqësorin dhe bën presion ndaj mediave, apo kur vjedhin vota. Dhe në këtë mënyrë këta mbështetës të Kosovës në vend që të falënderohen për ndihmën e tyre nga Qeveria e Kosovës shpesh shihen si armiq, si njerëz, të cilët përhapin pesimizëm për dallim nga vetë politikanët e Kosovës, të cilët japin garanci për heqje vizash, për integrime evropiane dhe për mrekulli ekonomike. Miku është mik vetëm nëse e thotë të vërtetën e jo atëherë kur ta bën qejfin dhe shpresojmë se sjellja e politikanëve të Kosovës nuk do t’i dekurajojë.

Tash e një kohë të gjatë ata që i quajmë miq të vërtetë të Kosovës po përballen me dilemat se si të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën dhe kjo të mos kuptohet si mbështetje për disa politikanë të korruptuar dhe të paaftë të Kosovës. Një dilemë e njëjtë është edhe për ata që kanë mbështetur fuqishëm EULEX-in dhe e kanë mbrojtur nganjëherë nga kritikat për mosefikasitet, por tash nuk duan të heshtin ndaj gabimeve të këtij misioni. Më e rrezikshmja për Kosovën dhe popullin e saj do të ishte sikur këta të thoshin se”nuk ia vlen më” dhe të mos angazhoheshin fare më për Kosovën.

Në këtë kohë kur është luhatur shumë besimi tek misioni i EULEXit, që është një lloj tragjedie, sepse ai ka qenë një prej shpresave të kosovarëve se do të luftohen krimi i organizuar dhe korrupsioni pa ndërhyrje politike, duhet thënë se Kosova do të vazhdojë të ketë nevojë për këtë mision, por ai duhet të kryejë punën për të cilën ka ardhur në Kosovë e jo të bëhet pjesë e politizimit të organeve hetuese dhe gjyqësore në këtë vend.

Kosova u çlirua dhe u bë shtet falë ndihmës së madhe të miqve të saj. Ata këtë e bënë duke besuar se po e mbështesin një çështje të drejtë dhe e gjithë kjo mbështetje, që nga ndërhyrja e NATO-s e deri tek mbështetja e pavarësisë, ka qenë në anën e drejtë, sepse në Kosovë mbroheshin edhe parimet themelore të Evropës. Projekti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ishte një qëllim i Kosovës, por realizimi u bë me angazhim të përbashkët. Prandaj shteti i Kosovës është edhe produkt ndërkombëtar dhe të tilla janë edhe ligjet që i ka Kosova, përfshirë edhe Kushtetutën. Kjo ide dhe ky projekt nuk janë përmbyllur deri në fund, sepse ka ende aspirata territoriale ndaj Kosovës nga Serbia, ka ende mohim të pavarësisë së saj nga shtete serioze, ka ende kërcënim të krimit të organizuar brenda Kosovës dhe ka largim serioz nga mbrojtja e interesave nacionale të shtetit nga ana e disa strukturave politike. Prandaj në rrethanat e tilla Kosovës i duhen shumë miqtë e saj dhe kosovarët duhet të kenë kujdes që të mos i humbin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.