Hapja e ambulancave në të katër anët e Prishtinës

Koha Ditore - - FEJTON -

solemne e fytyra të buzëqeshura, ia shtonin vlerën dhe bukurinë ambulancës së parë humanitare në Gjilan.

Me të përfunduar vizitën, duke ecur këmbë, pjesëmarrësit kaluan në restorantin e ri në afërsi të ambulancës, ku nikoqirët kishin organizuar një ndejë për veprimtarët, donatorët dhe mysafirët e ftuar. Në ambient të këndshëm dhe atmosferë festive, Dega e SHHB “Nëna Terezë” në Gjilan me mirënjohje publike nderoi dhe falënderoi disa donatorë dhe veprimtarë të dalluar në fushën e humanitetit dhe të bamirësisë.

I ngazëllyer nga vetorganizimi i perfeksionuar, mikpritja dhe respekti që i bëhej në çdo hap, Terry Heselius, në fjalimin e tij përshëndetës, përveç të tjerash, tha: “Më gëzon dhe më inkurajon vetorganizimi, sakrifica, kompaktësia, solidariteti dhe mikpritja bujare në të cilën hasëm sot këtu. Janë këto vlera të larta që stolisin këtë popull të vogël, por bujar. Janë këto vlera të larta njerëzore që stili i jetës, mënyra e të menduarit dhe të të

Libri i autorit Gani Demolli kushtuar shërbimit shëndetësor të SHHB “Nëna Terezë”, të cilin e kishte themeluar vetë,

është botuar nga Botimet KOHA në vitin 2007

vepruarit në Perëndim na i tjetërsoi nga vatrat dhe zemrat. Mikpritja e sinqertë, respekti dhe afërsia njerëzore, të cilën e hasa sot këtu, edhe pse i shtyrë në moshë, më bënë që përsëri të ndihem i vlefshëm dhe i dobishëm. Në emër të këtyre vlerave dhe të miqësisë së sinqertë dhe të përjetshme amerikano-shqiptare, ngremë këtë dolli. Gëzuar!”.

28 gusht 1994

Edhe pse ambulanca “Kaltrina I” në Mitrovicë punonte me kapacitet të plotë dhe shpeshherë me orar të zgjatur, nuk arrinte që as për së afërmi t’i përmbushte kërkesat dhe nevojat në rritje të popullatës së Mitrovicës. Pasi që Ramadan Hajra ua ofroi tërë katin e parë veprimtarëve, këta me donacione nga banorët e lagjes e ndanë, e adaptuan dhe e pajisën. Ne nga depoja qendrore i dërguam pajisjet mjekësore dhe uniformat për punëtorët shëndetësorë.

Më 28 gusht 1994, sërish delega- cioni shumanëtarësh u nis për të marrë pjesë në hapjen solemne për ta ndarë gëzimin me banorët e Bairit, këtë herë në këtë përbërje: Anton Çetta, Sadije Llalloshi, Martin Pjetri, Ali Aliu, përfaqësuesit e MSF-së, MCI-së dhe unë. Tingujt e muzikës që depërtonin në lartësi na dhanë të kuptojmë se Bairi sot kishte festë. Turma e madhe e pjesëmarrësve të këtij manifestimi, në krye të së cilës gjendeshin dr. Agim Peci, dr. Bajram Rexhepi, Halit Barani, dr. Nexhmedin Zeqiri dhe shumë veprimtarë të tubuar para shtëpisë së Ramadan Hajrës, na pritën dhe na përshëndetën me duartrokitje të gjata. Shiritin e kuq, të cilin para derës së hyrjes e mbanin dy fëmijë të veshur me veshje kombëtare, e preu, sërish, Anton Çetta.

Dyshemeja e mbuluar me pllaka të bardha, inventari i bukur i zgjedhur me shije, pajisjet shëndetësore linin përshtypjen se gjendeshim diku në Perëndim. Me të përfunduar vizitën ambulancës, kaluam në hapësirën tjetër të shtëpisë, ku or- ganizatorët kishin paraparë një ndejë. Përveç programit të larmishëm kulturo-artistik, pjesëmarrësit e këtij manifestimi i nderoi dhe me këngë të bukura folklorike i argëtoi edhe grupi folklorik vendor.

***

Numri i madh i mjekëve të rinj, të gatshëm që të kontribuonin në kuadër të shërbimit shëndetësor, përparësi kjo të cilën veprimtarët lokalë e shfrytëzonin dhe po hapnin ambulanca në të katër anët e Prishtinës, bëri që më 3 shtator 1994 të hapej ambulanca humanitare edhe në “Kodër të Diellit”.

Sërish delegacioni shumanëtarësh, këtë herë me përbërje tjetër: Hasan Rexha, Palokë Berishaj, dr. Ali Zatriqi, Andrea Kajtazi, Engjëll Ukshini, Agim Shefqeti, Ali Aliu dhe unë, plus veprimtarë të shumtë të Degës së “Nënës Terezë”, të LDK-së, si dhe shumë qytetarë të lagjes dhe rrethinës, të cilit i printe Anton Çetta. Çetta arriti para ambulancës duke ecur kokëlartë dhe u prit me duartrokitje frenetike nga veprimtarët e lagjes, si dhe nga shumë qytetarë të tubuar para ambulancës. Ai sërish e preu shiritin dhe sërish e bëmë një xhiro nëpër ambulancë.

Hapësira e ngushtë e katit të parë të shtëpisë së Shefki Mengjiqit, në qendër të “Kodrës së Diellit”, e ndarë me pedanteri, skajshmërisht funksionale me pajisje mjekësore të reja, e cila madje kishte edhe elektrokardiogram, donacion i Agron Didës, ishin garanci e fortë se në këtë ambulancë do të kryheshin edhe ekzaminime detaje dhe do të ofroheshin shërbime cilësore.

Si u bë zakon, pasoi ahengu dhe programi i pasur kulturo-artistik. Këtë herë dëgjuam recitalet e zgjedhura nga nxënësit e këtij manifestimi. Iu gëzuam edhe një punkti të ri shëndetësor të SHHB “Nëna Terezë”, të 11-it me radhë në qytetin e Prishtinës dhe të 29-in me radhë në Kosovë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.