AC/DC habiten me akuzat për bateristin e tyre

Koha Ditore - - MESPËRMES -

Grupi i rokut “AC/DC” ka reaguar për lajmin e bateristit Phil Rudd, i cili është akuzuar për vrasje me porosi.

Rudd është akuzuar të premten për tentim vrasje dhe posedim të kanabisit nga policia në Zelandën e Re, ndërsa problemet e tij ligjore vijnë një muaj para se grupi të publikojë albumin e ri “Rock or Bust”.

Grupi nëpërmjet një komunikate të postuar në faqen zyrtare, ka konfirmuar se Rudd nuk do të jetë pjesë e një turneu të cilin ata do ta fillojnë së shpejti.

“Ne u njoftuam me arrestimin e Philit nga lajmet e me- dieve. Nuk kemi tjera komente”, ka thënë grupi “AC/DC”.

“Mungesa e Philit nuk do të ndikojë në publikimin e albumit tonë ‘Rock or Bust’ dhe në turneun e vitit të ardhshëm”.

Rudd ishte përzënë nga grupi në vitin 1983, por u rikthye 11 vjet më vonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.