Allen nuk pendohet për abortin

Koha Ditore - - MESPËRMES -

Lily Allen ka folur për abortimin e një djali tre vjet më parë.

Për përvojën e keqe të jetës së saj, ajo ka folur gjatë një interviste për emisionin “The Jonathan Ross Show”.

“Unë mendoj se është e vështirë për të gjithë që të përjetohet një gjë e tillë”, ka thënë Allen.

“Ishte momenti më fatkeq që mund t’i ndodhë një personi. Unë isha me fat në aspektin se në shtëpi më priste partneri im i dashur dhe kisha mundësi t’i ndaja dhimbjet me të”.

“Ka shumë gra që abortojnë çdo ditë. Vetëm në Britani të Madhe ndodhin 17 abortime gjatë ditës. Femrat nuk e kanë përkrahjen dhe në shtëpi vazhdon problemi i tyre. Për këtë nuk pendohem sepse ishte dikush që u kujdes për mua”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.