Autoritet duan rritje kontrolli të të dhënave të “facebookerëve”

Koha Ditore - - MESPËRMES -

aktivistin e Internetit Markus Beckedahl këto shifra tregojnë situatën e ndryshme ligjore në SHBA dhe Gjermani: Në SHBA autoritetet hetuese kanë më shumë akses, ndërkohë që në Gjermani mbrojtja e të dhënave është më strikte.

Holanda rast i veçantë?

Në raportin e transparencës së Facebook janë interesante të dhënat e Holandës. Autoritet e sigurisë në këtë vend kanë kërkuar të dhënat e përdoruesve në 41 raste.

Përveç Facebook edhe firma të tjera prej disa vitesh publikojnë raporte të tilla transparance. Në mes të muajit shtator Google raportoi një rritje për 15% të kërkesave në nivel global në gjashtë muajt e parë të vitit. Kërkesat për të dhëna ka patur edhe tek Twitter dhe Yahoo, por në një përqindje më të ulët. Twitter përshembull në nivel global kishte 2000 kërkesa.

Aktivisti i Internetit Beckedahl përshëndet këtë trend transparence. Sidoqoftë ai thotë se këto raporte nuk janë të plotë. Përshembull nuk thuhet se sa shpesh ka patur NSA akses në të dhënat e Facebook. Beckedahl kujton gjykatat e fshehta në SHBA, që autorizonin aksese të tilla. Raporti i transparencës së Facebook është një përpjekje për rekuperuar besimin e humbur të përdoruesve pas zbulimeve të Snowden.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.