Hitzfeld këshillon Shaqirin t’i shkojë deri në fund luftës

Koha Ditore - - SPORT -

Ish-trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka këshilluar mesfushorin kosovar të Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, që t’i shkojë deri në fund luftës për të siguruar një vend në përbërjen e parë të ekipit të udhëhequr nga Pep Guardiola. Ai ka thënë se Shaqiri i takon të ardhmes së gjigantit gjerman. “Mendoj se Shaqiri duhet të qëndrojë te Bayerni dhe të luftojë, ai ka cilësi për ta bërë këtë. Unë gjithmonë i këshilloj lojtarët të pranojnë sfidën dhe të respektojnë kontratën. Xherdani është ende i ri, atij i takon e ardhmja. Nëse ai fiton besimin e trajnerit, atëherë ai është një lojtar i barabartë dhe i denjë për një skuadër siç është Bayern Muencheni. Së fundi ai nuk ka pasur minutazhë të madhe, por me përvojë loje ai do të forcohet më shumë dhe do të shpaguajë me performancë besimin”, ka thënë Hitzfeld për mediumet gjermane. Hitzfeldi ka drejtuar edhe Bayernin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.