Derbit i mungoi vetëm fituesi

Koha Ditore - - SPORT -

MITROVICË, 9 NËNTOR (KD) - Zëvendësimi që bëri trajneri i Trepçës ‘89, Fahredin Duraku, duke futur në lojë Emin Baliqin, doli të jetë i qëlluar. Mesfushori me përvojë, Baliqi, shënoi gol në minutën e 63-të për të mos i lejuar Prishtinës të fitojë ndeshjen derbi të xhiros së 14-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Prishtinës, u zhvillua të dielën në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë para tre mijë shikuesve. U mbyll me shifrat 2:2. Trepça ‘89 dhe Prishtina llogariten ndër favoritet për titull dhe aktualisht kanë pikë të barabarta, nga 23. 89-shi është i treti në klasifikim, ndërsa Prishtina e katërta. “Dihet që Prishtina është një skuadër e fortë. Ne herët avancuam por pas golit lojtarët e mi ranë, duke ua mundësuar udhëtuesve marrjen e mesit të fushës. Kjo solli golin e barazimit dhe golin e epërsisë së Prishtinës. U rikthyem në pjesën e dytë kur edhe treguam fytyrën tonë të vërtetë. Nga loja e mirë arritëm golin e barazimit por edhe mundësinë e golit të fitores kur dështoi nga një pozitë ideale Argjend Mustafa”, ka thënë trajneri i Trepçës ‘89, Duraku.

Ende pa nisur mirë ndeshja derbi, shikuesit e pranishëm panë golin e parë. Në minutën e dytë nga një aksion i filluar në mesin e fushës, topi arrin deri te Drilon Musaj që gjuan furishëm dhe befason edhe portierin Kushtrim Mushica për të çuar ekipin e tij, Trepça ‘89 herët në epërsi 1:0.

Tentimin e parë për të rrezikuar më seriozisht kryeqytetasit e kishin në minutën e tetë, por Festim Krasniqi gjuan drejt në duart e portierit Enis Manxholli.

Prishtina barazoi rezultatin në 1:1, në minutën e 16-të pas një aksioni të rrjedhshëm. Qëndrim Sejdiu harkoi nga krahu i djathtë, kurse Liridon Latifi shënoi me një gjuajtje të saktë me kokë.

Skuadra e Trepçës ‘89 pas golit të pësuar krijoi dy mundësi shënimi nëpërmjet Blerand Kurtishajt (20’) e Drilon Musajt (23’). Por ishte Prishtina që kaloi në epërsi 2:1. Këtë e arriti në minutën e 29-të, kurse shënues ishte sërish Latifi. Latifi u shërbye në zonë nga Driton Krasniqi dhe prapë mposhti Manxhollin me kokë.

Trepça ‘89 rezultatin e barazoi në minutën e 63-të, kur me gjuajtje të saktë, Emin Baliqi mposhti portierin e Prishtinës, Kushtrim Mushica.

Ky gol e motivoi skuadrën vendase që shtoi presionin për të shënuar edhe golin e fitores, por Blerand Kurtishaj (72’, 75’) e Argjend Mustafa (77’) humbën raste të mira shënimi. Madje, Mustafa ishte i vetëm me Mushicën por nuk arriti të mposhtë atë.

“Ishte vërtet një derbi i mirë. Pësuam herët një gol befasues. U rikthyem me lojë, shënuam dy herë por për ta fituar një derbi të tillë duhet më tepër guxim e kjo u mungoi futbollistëve të mi. Jam i kënaqur me pikën por jo edhe me lojën e zhvilluar”, ka thënë trajneri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli. merr një infuzion. Është i vetëdijshëm”, ka thënë trajneri Sejdiu.

Kapiteni i Besës, Ilir Nallbani, pas takimit tha se kur nuk shënon në futboll, ndëshkohesh.

“Nuk jam i kënaqur me rezultatin, sepse patëm shumë raste. Jam i kënaqur me angazhimin, që për fat të keq nuk u shpërblye me tri pikë”, ka thënë Nallbani.

© KOHA Ditore

Shkodran Mustafi ka qenë titullar dhe ka luajtur tërë ndeshjen në barazimin pa gola që skuadra e tij Valencia e ka arritur të dielën në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos, në ndeshjen e xhiros së 11-të të La Ligas spanjolle. Valencia pas 11 xhirove ka 24 pikë, dhe është tri pikë larg liderit Real Madridit. Për mbrojtësin shqiptar Mustafi kjo ishte paraqitja e tetë në La Liga, ndërsa ai në dy ndeshjet e kaluara shënoi tri gola.

Golashënuesi më i mirë i ALeagues së Australisë në futboll, Besart Berisha, ka thënë se me skuadrën e tij Melbourne Victory duhet të fitojë përballjen e radhës kundër Sydney FC, që e zhvillon në udhëtim më 15 nëntor, dhe nuk bën si arsyetim të merren mungesat që do të ketë skuadra për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve. “Sigurisht se do të ndiejmë mungesën e lojtarëve që do të jenë me përfaqësuese, por ne kemi treguar edhe javën e kaluar, kur fituam kundër Wellingtonit me gjithë mungesat e mëdha, se kemi karakter. Ne do të shkojmë në Sydney, do të tregojmë lojë të madhe dhe do të synojmë fitore. Kundër Sydney do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi përballemi me një kundërshtar të pamposhtur. Por duhet të fitojmë atë ndeshje”, ka thënë Berisha, përcjell “Herald Sun”. Berisha shënoi një gol të shtunën në barazimin 2:2 që Melbourne e arriti ndaj Newcastle Jets. Ai kryeson listën e shënuesve me pesë gola. Melbourne Victory zë vendin e dytë pas pesë xhirove me 11 pikë, një më pak se lideri Perth Glory.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.